Për shakak të politikave sociale, ka bërë që vendet e Europës Perëndimorë të jenë të prëferuarat e shqiptarëve për azil. Edhe pse në pjesën më të madhe përgjigja që mernin ishte negative, kjo nuk i ka ndaluar ata të largohen.
Të dhënat nga Eurostat dhe EASO vazhdojnë të tregojnë një tendencë në rritje.Vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit, rreth 4335 kërkesa të reja për azil janë regjistruar në shtetin francez, ndërsa sipas Eurostat numërohen në total mbi 5000 të tilla. Në total, janë shënuar në të gjithë BE-në 10,680 kërkesa për herë të parë për azil. Kjo do të thotë se, mesatarisht, që prej fillimit të vitit, çdo muaj janë larguar nga vendi mesatarisht 1780 shqiptarë. .
Pas Francës, destinacioni i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë është Mbretëria e Bashkuar, ku gjatë 6 muajve janë shënuar 1870 kërkesa, ndjekur nga Greqia me 1480 kërkesa për azil, Italia me 830. Ndërsa Gjermania është kthyer prej kohësh në një destinacion pak të preferuar për shqiptarët, pasi edhe shanset për të marrë një përgjigje pozitive
Rreth 1200 kërkesa të tjera në 6-mujorin e parë janë shpërndarë në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Në Irlandë u dorëzuan gjatë këtyre muajve 465 kërkesa për azil, në Suedi dhe në Belgjikë u dorëzuan përkatësisht nga 215 kërkesa, në Holandë u regjistruan 110 të tilla, në Spanjë 65, në Zvicër 60, në Norvegji 50, ndërsa në Luksemburg dhe Danimarkë, 30 kërkesa.