Me anë të një postimi në ”Facebook”, Zëdhënësi i Presidencës ka sulmuar opozitën e re në parlament.Sipas Blushit, një nga ta ka të kaluar të errët, ndërsa është aty sa për të ngrënë përshesh dhe për të qenë me pushtetin e radhës.
Ai gjithashtu shprehet se ata janë thjesht zgjatime të Rilindjes, që shkojnë pas pushtetit dhe provokojnë presidentin e Republikës.
” Nuk është Presidenti që ka probleme me Kushtetutën por është Kuvendi në gjendje të rëndë antikushtetuese. Ndaj mazhoranca të reflektojë, t’i shërbejë zgjidhjes së krizës së rëndë që tani, t’i falenderojë pupacët e t’u thotë që shërbimet e tyre nuk vlejnë më”, shkruan më tej.
Në fund të postimit ai e shpreh të nevojshme përmbushjen e kushteve të Bundestagut dhe të ndjekim shembullin e Maqedonisë së Veriut.