Ditën e sotme Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj për të arrestuarit e operacionit “Vol-vo 4” që njihet ndryshe dhe si grupi i Avdulajve.
Gjatë seancës së sotme bëhet me dije se ka patur një përplasje midis Astrit Avdulaj të njohur ndryshe me pseudonimin “Niçe” protagonisti i përgjimeve në BILD, dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.
Avdulaj ka pretenduar se po qëndron në mënyrë të padrejtë pas hekurave të burgut dhe e vetmja akuzë për të është ajo shprehja e famshme e dalë nga përgjimet (Alo Nice)
DEBATI I FORTE:
Avdylaj: Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot! Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?! Çlidhje kemi ne me Kuksianët.
Avdylaj-Gjyqtarit: Nëse më gjeni qoftë dhe një prove jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën skam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë ne shpi, akuzat e prokurorise jane qesharake.