Një tjetër tërmet është regjistruar para pak minutash në vendin tonë.
Lëkundja me magnitudë 3.2 e shkallës Rihter është regjistruar në orën 14:31.
Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare raporton se tërmeti ishte me epiqendër 11 kilometra në veriperendim të Vorës dhe 27 km nga Tirana.
Këto lëkundje janë thuajse në të njëjtën zonë ku u regjistrua edhe tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 më 21 shtator.