Ditën e sotme zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.
Kujtojmë se Pula u arrestua pak ditë më parë për “shpërdorim detyre”.
Gjatë fjalës së tij Braçe iu drejtua me tone të ashpra organit të Prokurorisë, duke e shigjetuar me akuza të forta se ky institucion ka dështuar duke i marrë lirinë padrejtësisht një shtetasi dhe e ka cilësuar këtë një krim të rëndë.
“Dje isha prezent në një proces gjyqësor publik dhe të pandaluar për askënd.
Krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi nuk ka, dështim më të madh të drejtësisë se t’i marrë lirinë një shtetasi nuk ka. Ky është akti i fundit që ka ndodhur pas shantazhimit të Pulës, herë me para dhe herë tjetër brutalisht, i thanë: Ik nga Durrës ik tani, sa para do”.
Nuk do të jemi kurrë si ata, për të pasur akses kriminal në zyrat e shtetit”, tha Braçe ndër të tjera.