Prej kohësh në mediat rozë qarkullon lajmi se aktorja e njohur Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Aleks për shkak të një lidhje të re me një ish-deputet.
Deri më tani dyshja kishin zgjedhur të qëndronin në heshtje duke mos u prononcuar në lidhje me këtë lajm, por për herë të parë ka folur vetë Rudina duke ‘thyer’ heshtjen mëngjesin e sotëm.
Teksa ishte e ftuar në programin “Ditë e re” në Ora News Dembacaj u pyet nga moderatorja Arjola Shehu për gjendjen e saj shpirtërorë ka deklaruar se është shumë e lumtur dhe ka cekur edhe pak temën e divorcit.
Aktorja ka komentuar kështu lajmet që disa media kanë shkruar se ajo është ndarë për shkak të lidhjes me ish-deputetin.
“Se kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman, dua të di kush ma ka bërë këtë akuzën dua ta puth në ballë. Sepse kanë thënë akuzohen Rudina Dembacaj për kshu kshu kshu. Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ca të duan”.
Ka bërë mirë apo ka bërë keq që të ka akuzuar?
“Jo dua ta di një herë pse më ka akuzuar, okej dhe kam zgedhur të mos flas fare, nuk dua të flas për momentin. Sigurisht që unë do flas në një moment”.
Nga gjendja shpirtërore je OK në këtë moment?
“Nga gjendja shpirtërore të them të drejtën jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.