Ka shanse apo rrezik të bjerë prapë tërmet? Sepse u duk gati-gati si prej orakulli deklarata juaj?
Ilir Meta: Kjo është një çështje tjetër, sepse ndoshta i lodhëm qytetarët duke shpjeguar këto, jo dekreti, jo Rama, jo Luli, jo Monika, ky është një rast tjetër.
Për fatin e keq të shqiptarëve, jeta e tyre kështu është bërë.
Ilir Meta: Nuk është se është bërë jeta e tyre, por shqiptarët kanë qenë pak të papërgjegjshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre, dhe i kanë humbur hap pas hapi, e tani e gjejnë vetën në një sistem ku shqiptarët nuk kontrollojnë asgjë.
Rasti për çështjen e tërmeteve është një nga rastet më skandaloze të mungesës së përgjegjësisë të qeverisë në raport me qytetarët, jo me Presidentin, dhe të përgjegjshmërisë maksimale të Presidentit për një shqetësim serioz për të cilin ai kishte shumë arsye legjitime për të kërkuar nga qeveria që të ndiqte situatën dhe të përgatitej për një rast të tillë.
E kam firmosur vetë këtë dokument për Kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes, pavarësisht se stafi më tha jo dhe ta firmosi Sekretari i Përgjithshëm.
Unë kundërshtova dhe u kam thënë se kjo është një çështje serioze dhe duke e çuar unë si President kjo është një mënyrë për t’i nxitur edhe ata që ta marrin pak më seriozisht këtë çështje në nivelet më të larta. Dhe pas një ore pasi është nisur letra nga këtu, dhe ajo ka qenë thjeshtë për qëllime thjesht informuese, doli në media dhe u tha madje që është çmendur Presidenti.
Ishte dhe logjike që të mendohej nga një pjesë, sepse kur vjen një letër nga Presidenti që do ketë tërmet.
Ilir Meta: Presidenti edhe mund të çmendet, edhe për çështjen e dekreteve themi që Presidenti u çmend. Që do të thotë që çdo gjë ishte në rregull, dekreti i parë ishte në rregull, opozita ishte regjistruar në zgjedhje, çdo gjë po ecte mirë.
Dhe vjen një moment që Presidenti thotë, meqë mua ma jep Kushtetuta këtë kompetencë dhe nuk ka kufizim Kushtetuta, që kjo zgjidhet me ligj të veçantë, unë tani mendoj këto zgjedhje meqë është pak si nxehtë t’i shtymë për nga tetori.
Mund ta bëjë dhe këtë Presidenti, por atëherë Parlamenti mblidhet dhe ngre o komision mjekësor për Presidentin, dhe thotë ky është i çmendur dhe hajt ta çojmë në çmendinë, se nuk është për këtë punë.
Ose ky po shkel Kushtetutën, dhe e tillë do të ishte, një shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse të drejtat e qytetarëve po garantoheshin dhe gjithë forcat politike po merrnin pjesë në zgjedhje, kandidatë alternativë kishte, kështu që çfarë ka ky që po bën këtë gjë!
Edhe kjo çështja e tërmetit tregon mungesën e madhe të përgjegjshmërisë në raport me qytetarët, sepse unë kisha një arsye. Se çova këshilltarët e mi, mund të çoni edhe ju kamerat, por jam i sigurt që nuk do t’ju lejojnë t’i jepni kronikat pastaj, janë ende disa shtëpi në fshatrat e Korçës, të Devollit, të Kolonjës nga tërmeti që ra në qershor ku nuk është rregulluar pothuajse asgjë, ka dhe disa që janë rregulluar.
Madje, para disa ditësh më kërkuan, më thanë hajde merru ti me ne se po nuk erdhe ti këtu ata nuk merren me ne. Nuk vajta se nuk doja të hapja një problem tjetër, por Presidenti ka të drejtë të shqetësohet dhe mund të mos ndodhi një gjë e tillë.
Por çfarë e gjeti qeverinë se mori disa masa, se bëri disa verifikime, me institucionet përkatëse sizmiologjike në Itali apo në Greqi, apo diku tjetër. Por jo, shyqyr që na erdhi një mundësi që ne tani të diskretitojmë Presidentin, dhe ndërkohë që hapen këto gjëra, vazhdojnë PPP-të, kalojnë andej. Vazhdojnë këto problemet e tjera, nisen banane, kapet kokainë, dorëzohet oriz./ Opinion.al