Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij që po mban në Kuvend është shprehur se një prokuror në durrës që është ende në detyrë punon për grupet kriminale dhe bën shantazh ndaj punojnësve të shtetit.
Duke mos e identifikuar prokurorin, Rama dhe se Vettingu nuk do të thotë të pushohen njerëz nga puna, port të pastrohet sistemi.
“Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë. Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po se arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia.”, tha Rama gjatë fjalës së tij.