Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Agron Hetoja është shkarkuar nga detyra.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Robert Lili.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë ky institucion.
NJOFTIMI ZYRTAR
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.