• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Kur dikush ju fajëson vazhdimisht, jepini të lexojë këtë fabul nga mjeshtri budist

nga Fast News
6 years më parë
në Lifestyle
0
Kur dikush ju fajëson vazhdimisht, jepini të lexojë këtë fabul nga mjeshtri budist
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sa herë flet mjeshtri i njohur i filozofisë Zen, veshët duhet të jenë “pipëz”.

Thich Nhat Hanh është një murg budist vietnamez dhe një aktivist i paqes.

Ai jeton në Dordogne, një rajon në jug të Francës, por udhëton në shumë vende të botës, duke mbajtur fjalime rreth filozofisë së mirëqënies së brendshme.

Ka publikuar më shumë se 100 libra, më shumë se 40 prej të cilëve në gjuhën angleze.

Është aktiv në lëvizjet për paqen duke promovuar zgjidhjen jo të dhunshme të konflikteve.

Në vijim, kemi përzgjedhur një pasazh shumë të bukur të Thich Nhat Hanh, që ka të bëjë me fajësimin që u bëjmë të tjerëve me çdo gjë.

A është e drejtë kjo?

Ja çfarë krahasimi fantastik bën mjeshtri Thich Nhat Hanh…

“Kur ju e mbillni një bimë, nëse ajo nuk rritet mirë, ju nuk fajësoni bimën.

Ju kërkoni arsyet e tjera se, pse ajo nuk është rritur mirë.

Ajo mund të ketë nevojë për plehrosje, më shumë ujë ose më pak diell.

POR, ju asnjëherë nuk e fajësoni bimën.

Mirëpo, nëse ne kemi problem me ndonjë shok ose anëtar të familjes, ne gjithmonë e fajësojmë personin tjetër.

Por nëse ne dimë të kujdesemi për ta, ata do të rriten mirë, sikurse bima.

Fajësimi nuk ka asnjë efekt pozitiv dhe gjithashtu, as tentimi për ta bindur me arsye ose argument.

Kjo është përvoja ime.

Pa fajësime, pa argument, por vetëm mirëkuptim.

Nëse ju i kuptoni dhe ju e tregoni se po i kuptoni, ju mund të dashuroni dhe kështu, situata do të ndryshojë.”

 

Po studimet e psikologëve, çfarë thonë kur fajësoni të tjerët…

Është shumë e dallueshme, joprofesionale dhe diçka që një person i zgjuar nuk do ta bënte kurrë.

Nëse vazhdimisht përpiqeni të hidhni gabimet tuaja te të tjerët,
ju u tregoni të tjerëve se nuk jeni personi më i mprehtë në grup.

Vetëm njerëzit budallenj nuk pëlqejnë të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre.

Ata preferojnë të zhyten në keqardhje për veten, ose thjesht të luajnë lojën e fajësimit.

Travis Bradberry, autor i librit më të shitur “Inteligjenca Emocionale 2.0”, e di se sa shumë tregon kjo lloj sjellje.

“Nuk është kurrë ide e mirë që të hedhësh fajin.

Merrni përgjegjësi. Nëse keni pasur ndonjë rol – sado të vogël – në çfarëdo gjëje që ka shkuar keq, pranojeni”, këshillon Bradbury.

“Momenti që filloni të tregoni me gisht, është momenti kur njerëzit fillojnë t’ju shohin si dikush që nuk ka përgjegjësi për veprimet e tij ose të saj”.

Njerëzit e zgjuar gjithashtu e dinë se çdo gabim është një shans për të mësuar që të bëjnë më mirë herën tjetër.

Një studim neurologjik i kryer nga Jason S. Moser i Universitetit Shtetëror të Michiganit ka treguar se truri i njerëzve të mençur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gabimeve.

Vetëm njerëzit budallenj gjithmonë duan… të kenë me patjetër të drejtë!

Në një situatë konflikti, njerëzit e mençur e kanë më të lehtë që të përqendrohen te personi tjetër dhe të kuptojnë argumentet e tij apo saj.

Ata janë gjithashtu në gjendje të integrojnë këto argumente në zinxhirin e tyre të mendimit, dhe të rishikojnë mendimet e tyre, në përputhje me rrethanat.

Një shenjë e sigurt e inteligjencës është aftësia për të parë dhe kuptuar gjërat nga një këndvështrim tjetër, dhe njerëzit inteligjentë janë të hapur ndaj informacionit të ri dhe ndryshimit të parametrave.

Njerëzit budallenj, nga ana tjetër, vazhdojnë të debatojnë papushim dhe nuk largohen nga pozicioni i tyre, pavarësisht nga ndonjë argument i vlefshëm që bëhet kundër tyre.

Kjo gjithashtu do të thotë se ata nuk e vënë re nëse personi tjetër ndodh të jetë më inteligjent dhe kompetent.

Ky mbivlerësim quhet efekti Dunning-Kruger.

Është anshmëria konjitive, që bën njerëzit më pak kompetentë që të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, e njëkohësisht të nënvlerësojnë aftësinë e të tjerëve.

Termi u krijua në vitin 1999 në botimin e David Dunning dhe Justin Kruger.

Psikologët kishin vërejtur në studimet e mëparshme që në fusha si të kuptuarit e leximit, loja e shahut apo ngarja e makinës, injoranca çon në besim më shpesh sesa njohuritë.

Në Universitetin Cornell ata kryen më shumë eksperimente për këtë efekt dhe treguan se njerëzit më pak kompetentë jo vetëm mbivlerësojnë aftësitë e tyre, por gjithashtu nuk e njohin kur aftësitë e dikujt tjetër janë më të mëdha.

Dunning shkruan: “Nëse je i paaftë, nuk mund të dish që nuk je i aftë. … Aftësitë që duhen për të prodhuar një përgjigje të saktë janë pikërisht aftësitë që të duhen, për të kuptuar se cila është përgjigja e duhur”.

Natyrisht kjo nuk do të thotë që njerëzit e zgjuar gjithmonë mendojnë se gjithkush tjetër ka të drejtë.

Por ata dëgjojnë me vëmendje dhe i konsiderojnë të gjitha argumentet, para se të marrin vendimet e tyre.

Pas

Zgjidhja e krizës/ Zbardhet platforma e opozitës me 5 pika që iu dërgua Ramës në tavolinë

Para

Paralajmërimi i ashpër i Ramës: Bëni punën tuaj ose ikni, mua më shajnë me libër shpie

Para
Paralajmërimi i ashpër i Ramës: Bëni punën tuaj ose ikni, mua më shajnë me libër shpie

Paralajmërimi i ashpër i Ramës: Bëni punën tuaj ose ikni, mua më shajnë me libër shpie

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar