• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

FSHF me ‘dorë te hekurt’ pas dhunës në Tirana-Partizani, përjashton përjetë nga stadiumet 8 tifozë (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
FSHF me ‘dorë te hekurt’ pas dhunës në Tirana-Partizani, përjashton përjetë nga stadiumet 8 tifozë (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dhunës së ndodhur në fundjavën e kaluar në derbin kryeqytetas Tirana-Partizani, ka reaguar Komisioni i Disiplinës në FSHF duke përjashtuar përjetë nga stadiumet 8 tifozë.

Gjithashtu Klubi i Tiranës është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë dhe me gjobë 500 mijë lekë.





Ndër të tjera urdhërohet që KF Tirana të mbyllë pjesërisht stadiumin “Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin 2019/2020 duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Dhe skuadra e Partizanit nuk i ka shpëtuar ndëshkimeve duke u dënuar me 2 javë pa tifozë dhe gjobë në masën 100 mijë lekë.

NJOFTIMI I FEDERATES SHQIPTARE TE FUTBOLLIT (FSHF)

Njoftimi i FSHF-së

1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organzimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha
– Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.
4.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
5.Lojtari i KF “Kastrioti”, Abaz Karakaci, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6.Lojtari i KF “Veleçikut”, Brajan Shekaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7.KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprejen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
8.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
9.KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
10.Lojtari i KF “Vllaznia B”,Markeljano Pali, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
11.Lojtari i KF “Klosi”, Pavlo Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12.Lojtari i KF “Skrapari”,Antonio Dosti, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13.Lojtari i KF “Naftëtari”,Xhuljano Serdari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
14.Lojtari i SSH “Pepa” U-17, Amadeo Krraba, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) deshje pezullim nga aktivitetet.
15.Lojtari i KF “Përmeti”,Forald Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
16.Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastroti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentataive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave pëe sezonin futbollistik 2019/2020.
17.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”, Ermal Vathi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/5 të KDS, lojtari Ermal Vathi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pas

Trondit Enkelejd Alibeaj, zbulon skenarin e frikshëm: Ka dy rrugë për të larguar Ramën, me atentat ose me zgjedhje

Para

Plas sherri në Gjykatën e Tiranës, dy persona rrihen keq me grushta e shkelma (EMRAT)

Para
Plas sherri në Gjykatën e Tiranës, dy persona rrihen keq me grushta e shkelma (EMRAT)

Plas sherri në Gjykatën e Tiranës, dy persona rrihen keq me grushta e shkelma (EMRAT)

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar