• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shpenzime luksi jashtë vendit? Mazniku i përgjigjet PD: Kam zgjedhur rrugën e drejtësisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shpenzime luksi jashtë vendit? Mazniku i përgjigjet PD: Kam zgjedhur rrugën e drejtësisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 iu është përgjigjur akuzave që Partia Demokratike ka bërë në adresë të tij për shpenzimet e kryera gjatë vizitave jashtë vendit. Ai theksoi se akuzave të PD do t’ju përgjigjet vetëm përmes institucioneve të drejtësisë, ndërsa shtoi se për këtë çështje, ka dorëzuar dje dokumentet dhe provat në Prokurori.

“Besoj që është gjëja më e duhur për të bërë, të gjithë baltës dhe fakenews është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur përmes institucioneve të drejtësisë, të cilat do të bëjnë transparencë për publikun. Shpjegimet i kam bërë dje në prokurori me prova dhe me fakte. Unë kam zgjedhur të mbeten institucional. Kushdo që është bërë pjesë e baltës dhe të pavërtetës duhet të mbajë përgjegjësi pas daljes së të vërtetës. Rruga që kam ndjekur është ajo e drejtësisë. Unë besoj se kemi të bëjmë me ato raste që i mbyturi kërkon të kapet pas një fije kashte”-tha ai.

Numri dy i Bashkisë së Tiranës u ndal edhe tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Sipas tij, Bashkia e Tiranës me institucionet përkatëse, po vijon punën në terren për të dokumentuar dhe riparuar të gjitha dëmet e shkaktuara. Mazniku falënderoi vendet që kanë shprehur solidaritet dhe kanë ofruar ndihma për qytetarët e Tiranës.

“Ky tërmet ishte më i madhi i regjistruar në Tiranë dhe në vendin tonë në 30-40 vitet e fundit. Për fat të mirë nuk kishim probleme në jetë njerëzish. Problemet janë të limituara në dy kategori, kryesisht në shtëpitë e vjetra në zonat rurale, ndërsa 143 shtëpi janë të pabanueshme. Kemi problemet në ato banesa që janë bërë me shtesa. Po ndjekim rast pas rasti që problemet e shkaktuara nga tërmeti të riparohen sa më shpejt. Ka pasur një seri ndihmash nga vendet ndërkombëtare. Ne duhet të dalim nga filozofia, por të fokusohemi nga tipologjia e ndihmës që ishte në atë moment. Ndihmat kanë shkuar në vend dhe kjo është shumë e sigurt. Ka pasur një gatishmëri e madhe edhe nga bizneset e Tiranës”-shtoi ai.

Pas

Trafik droge Shqipëri-Turqi, zbulohen emrat e 4 skafistëve

Para

Përleshje mes disa personave në Fresk, një i plagosur

Para
Përleshje mes disa personave në Fresk, një i plagosur

Përleshje mes disa personave në Fresk, një i plagosur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar