• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rishfaqet Jozefina Topalli, fjalimi i fortë teksa merr çmimin në Shkodër: Të kritikosh shefin shpallesh armike, 4 veta mbajnë peng Shqipërinë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rishfaqet Jozefina Topalli, fjalimi i fortë teksa merr çmimin në Shkodër: Të kritikosh shefin shpallesh armike, 4 veta mbajnë peng Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka marrë ditën e sotme çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka treguar vitet e vështira që ka kaluar kur ka vuajtur për shkakun se i përkiste një familjeje me të përndjekur politikë.



Ndër të tjera Topalli tregoi se kishte pasur vështirësi në gjetjen e një pune dhe se në moshë të re kishte punuar si punonjëse bujqësore, duke mbjellë tokë, prashitur dhe mbajtur thasë në shpinë.

Gjithashtu ajo shtoi se të kritikosh shefin shpallesh armike dhe se sistemi duhet ndryshuar pasi katër persona po mbajnë aktualisht peng vendin.

Ne duhet të ndryshojmë që tani sistemin e edukimit. Katër persona mbajnë peng vendin. Është kur i humbet të gjitha, kur ndihesh i fortë. Politika jonë është në krizë të thellë, vendi është pa përfaqësim. Nuk ka qeveri, opozitë, ata kanë deformuar demokracinë. Ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe. Është më mirë të ikin katër shahistët. Nëse forcat e vjetra politike nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje, një lëvizje të re”, tha Topalli.

Në ceremoni, të pranishëm ishte edhe familja e Jozefina Topallit, e përbërë nga bashkëshorti, djali, vajza dhe nipi i saj, Nikola.

FJALIMI I PLOTE I JOZEFINA TOPALLIT

Të gjithë e kishin marrë vesh që unë kisha dalë e para. Po fluturoja. Kam pritur mbi 40 vite për të ardhur sërish këtu, kësaj radhe me një çmim në emrin tim. Isha me nipin e porsalindur në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e Universitetit, e cila më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti, nuk të japin çmime. Unë isha mësuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Fati im ishte përcaktuar që para se të lindja dhe më ndoqi edhe më tej. Im at më thoshte se ‘neve na kanë shpallur armiq të popullit, nuk të lënë të ndjekësh studimet e larta’. Nëse kritikon shefin shpallesh armike. Në vend të studimeve, unë fillova si nxënëse në fabrikë. Më premtuan se pas gjashtë muajsh do më paguanin, ne ishim gjashtë vetë në shtëpi, jetonim vetëm me pensionin e babait.

Kaluan gjashtë muaj dhe drejtoresha më tha ‘për ty nuk kemi vend pune’. u ktheva në shtëpi pa asnjë lek në xhep. Më vonë, më nxorën jashtë nga uzina e telave. Tetë vite, nga 20 deri në 28 vjeçe, punova në stacion të mistri, si punëtore bujqësie, kam mbjellë tokën, kam prashit, kam mbajtur thasë. Më vonë më pranuan në Universitetin e matematikës në Tiranë, por për shkak të vajzës së vogël, e vijova në Universitetin e Shkodrës. Unë kam dështuar për shumë vite, derisa hyra në universitet. Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi, sepse dikujt për të ruajtur karrigen e vetë i interesonte djegia e mandateve.

Ne duhet të ndryshojmë që tani sistemin e edukimit. Katër persona mbajnë peng vendin. Është kur i humbet të gjitha, kur ndihesh i fortë. Politika jonë është në krizë të thellë, vendi është pa përfaqësim. Nuk ka qeveri, opozitë, ata kanë deformuar demokracinë. Ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe. Është më mirë të ikin katër shahistët. Nëse forcat e vjetra politike nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje, një lëvizje të re.

 

 

 

 

Pas

Rudina Hajdari bëhet ‘pishman’, rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore: Ndjesë, ishte veprim emocional…

Para

Foto e ditës/ Rama takohet me Donald dhe Melania Trump në New York, e shoqëron Linda

Para
Foto e ditës/ Rama takohet me Donald dhe Melania Trump në New York, e shoqëron Linda

Foto e ditës/ Rama takohet me Donald dhe Melania Trump në New York, e shoqëron Linda

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar