Përfaqësuesit e opozitës nga PD, PR dhe LSI janë larguar nga tryeza e përbashkët për Reformën Zgjedhore.
Ivi Kaso u shpreh se opozita mbështet zyrtarisht realizimin e kësaj reforme dhe propozon të ngrihet një strukturë e posacme.
Opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.
“Për këtë arsye-thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar,- reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.”- thuhet në qëndrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore
Mësohet se përfaqësuesit e opozitës ishin në tryezë vetëm për të mbajtur fjalimet e tyre dhe më pas janë larguar.