Një adoleshente 16- vjeçare suedeze është vënë në qendër të mediave me fjalimin që ka mbajtur drejtuar udhëheqësve botërorë.
Greta Thunberg mori pjesë në hapjen e një samiti të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në New York për ndryshimin e klimës, ku marrin pjesë 60 vende të botës.
Ajo theksoi se për pushtetarët është më e rëndësishme paraja dhe përrallat e rritjes ekonomike dhe preferon mos të jetojë aty.
Adoleshentja suedeze tha: “Ju keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time”.
Sipas “Independent”, Thunberg udhëtoi në Nju Jork me varkë për të marrë pjesë në samit, ku morën pjesë edhe kryeministri australian Scott Morrison dhe Jail Bolsonaro i Brazilit, ku u theksua rasti i djegies së pyjeve në Amazonë.
“Kjo është e gjitha e gabuar. Unë nuk duhet të jem këtu. Unë duhet të kthehem në shkollë në anën tjetër të oqeanit, megjithatë ju të gjithë vini tek ne të rinjtë për shpresë. Si guxoni ju ? Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj. Sytë e të gjitha brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse nuk vendosni të ndryshoni, unë them se nuk do t’ju falim kurrë. Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo” tha 16-vjeçarja.
Në anën tjetër, aktivistët e klimës amerikane bllokuan qendrat e trafikut në katër vende në Washington.
UNICEF në Mbretërinë e Bashkuar tha që vajza është një nga 16 fëmijët që kishte paraqitur një ankesë ligjore në Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, për dështimin e pesë vendeve për të zgjidhur krizën e klimës.
Grupi ka akuzuar Francën, Gjermaninë, Brazilin, Argjentinën dhe Turqinë që injoruan situatën e klimës sipas Bloomberg.