Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Paralajmërimi i Metës për tërmetin, “shpërthen” Ngjela: Ai do shkatërrimin e gjithçkaje, shpreson të shpëtojë nga ndëshkimi

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Paralajmërimi i Metës për tërmetin, “shpërthen” Ngjela: Ai do shkatërrimin e gjithçkaje, shpreson të shpëtojë nga ndëshkimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmetet e shumta që goditën vendin në fundjavë, kanë sjellë dhe reagimin e avokatit Spartak Ngjela.

Avokati nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka shkruar një koment duke sulmuar presidentin Ilir Meta, i cili kohë më parë paralajmëroi një tërmet apokaliptik dhe shprehet se ai kërkon shkatërrimin e gjithçkaje pasi kërkon të shpëtojë nga ndëshkimi për korrupsion.

“Është psikologjia e keqbërësit të kapur që vuan ardhjen e padisë penale. Ai do shkatërrimin e gjithçkaje. Është në fakt shprehja e famshme e Luigjit të Katërmbëdhjetë: “A pres moi le deluge” – pas meje qameti të bëhet.”, shkruan Ngjela.

SHKRIMI I PLOTE I SPARTAK NGJELES

Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo vetëm i di kur bien tërmetet, por, madje, ai sikur i ka në dorë tërmetet ashtu siç kishte Zeusi rrufetë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas tij, edhe mediat e Saliut u lëshuan në lajme pro tërmeteve, për të trembur shqiptarët. Po pse e kanë këtë lloj qëllimi?

Është psikologjia e keqbërësit të kapur që vuan ardhjen e padisë penale. Ai do shkatërrimin e gjithçkaje. Është në fakt shprehja e famshme e Luigjit të Katërmbëdhjetë: “A pres moi le deluge” – pas meje qameti të bëhet.

Janë në hall, prandaj. Por ja që, orakulli, është një nocion abstrakt dhe që i takon përrallave.

Por Meta, siç duket, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias: “Kujdes me mendimin juridik për dekretet e mia, se ua mbyta Venecian!”.

Madje shtypi i Metës dhe Presidenca e tij, duket sikur thonë: “Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”.

Siç duket, korrupsioni shqiptar po kërkon të bëjë revolucion me anë të pështjellimit tërmetëror në Shqipëri. Është për të qeshur, por, këta janë, nuk ke ç’t’iu bësh! Dhe mos harroni se këta kapacitete bosh kanë qeverisur Shqipërinë për 12 vjet. Tani po duan të mbjellin frikë me tërmetet dhe kuptohet se edhe po i presin me ankth që tërmetet të vijnë radhë, për muaj të tërë.

Duan shkallmimin e Shqipërisë që në Shqipërinë e shkatërruar pastaj, të sjellin destabilizimin shoqëror, të cilin ka dy vjet që po e kërkojnë…

Kanë të drejtë të shpresojnë për të shpëtuar nga ndëshkimi për korrupsion, por kanë gjetur një rrugë magjish dhe shumë të ulët, edhe pse është qesharake. Po kërkojnë që tragjedinë e tyre individuale, ta kthejnë në një tragjedi kombëtare. Deri tani kërkonin pështjellim shoqëror, kurse tani shpresat i kanë te tërmetet.

 

Pas

Pesë gjërat që nuk duhet të bëni kurrë pasi të hani

Para

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, gjykata jep vendimin për biznesmenin Petrit Syla

Para
Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, gjykata jep vendimin për biznesmenin Petrit Syla

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, gjykata jep vendimin për biznesmenin Petrit Syla

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

nga Fast News
13:30 | 04/04/2026
0

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

nga Fast News
13:11 | 04/04/2026
0

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

nga Fast News
13:00 | 04/04/2026
0

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

nga Fast News
12:10 | 04/04/2026
0

Recent News

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

13:30 | 04/04/2026
Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

13:11 | 04/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora