Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari ka bërë një thirrje të fortë drejtuar të gjithë shqiptarëve ku shprehet se do të mbledhë 10 mijë persona në grevë urie që të ringrihet demokracia në vend.
I ftuar në emisionin “Repolitix” Hajdari shtoi se kështu nuk mund të vazhdohet më.
Kësaj thirrjeje i është bashkuar pak minuta më pas edhe arkeologu Neritan Ceka duke shtuar se : “Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti.”.
“Unë do të mbledh 10 mijë njerëz në Shqipëri dhe do të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë. Nuk është e vështirë që të bëhet. Unë do të bëj thirrje, që ta shpëtojmë këtë vend.
Unë nuk iki nga Shqipëria. Unë në këto kushte nuk rri dot. Pra do të thotë se 4-5 mijë burra idealiste për ringritjen e demokracisë, po na lanë me vdekur mirë, por besoj nuk do të na lërë njeri” tha Hajdari.
“Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti. Të bëhet një listë me 10 kërkesa dhe nëse nuk pranohet të futemi në grevë”, tha më tej Neritan Ceka.