Policia e Elbasanit ka arrestuar pasditen e sotme 32-vjeçarin nga Elbasani Thanas Beko.
Beko është një nga personat që morën peng dhe dhunuan disa ditë më parë taksistin Andi Vyshka në Elbasan.
Taksisti Andi Vyshka është kushëri me gjyqtaren e këtij qyteti Zamira Vyshka.
32 vjeçari i cilësuar dhe si i forti i Elbasanit, ëshë dënuar nga Gjyaka me masën “arrest shtëpie” disa ditë më parë pasi së bashku me shtetastin Ertis Skilja, 42 vjeç, kanë marrë peng në lokalin e këtij të fundit taksistin Vyshka, dhe pasi e kanë dhunuar për disa orë i kanë marrë dhe shumën e 2 mijë eurove.
Pavarësisht dënimit me “arrest shtëpie”, Thanas Beko nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës dhe është arrestuar në lokalin e shokut të tij Ertis Skilja, ku ishte duke drekuar.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: Th. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuari i vjedhjes me dhunë të shtetasit A. V., ndodhur më datë 06.09.2019, në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se 33-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë. Policia pas kontrollit e ka gjetur dhe arrestuar shtetasin Th. B., i cili ishte në një lokal duke drekuar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’”, njoftoi policia.