• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Saga Shullazi’, shtyhet gjyqi sërish për një motiv banal

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
‘Saga Shullazi’, shtyhet gjyqi sërish për një motiv banal

Forca te shumta policie te cilet kane rrethuar Gjykaten e Krimeve te Renda nderkohe qe aty mbahej seanca gjyqesore ku Prokuroria e Krimeve te renda shpalli pretencen duke kerkuar 64 vite burgim ne total LSA PHOTO

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu të hënën për herë të gjashtëmbëdhjetë seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij në gjobëvënie dhe kërcënime; Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.  Mungesa e dy avokatëve me pretendimin se kishin arsye shëndetësore e ka bërë sërish të pamundur vazhdimin e procesit të nisur prej 21 janarot 2019.

Në çelje të seancës, kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Boksi konstatoi se i pandehuri Emiljano Shullazi kishte depozituar një deklaratë, sipas të cilës nuk do të merrte pjesë, por do të përfaqësohej nga avokati i zgjedhur prej tij, Vladimir Meçe. Ndërsa ky i fundit kishte paraqitur njoftim se nuk mund të paraqitej në seancën e të hënës për arsye shëndetësore dhe kishte depozituar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda një raport mjekësor për paafëtësi në punë për tre ditë. Po ashtu, edhe avokati Elton Domi kishte dorëzuar pranë gjykatës një kërkesë për shtyrjen e séancës, pasi kishte paraqitur raport mjekësor.

Në sallë ishin të pranishëm katër të pandehurit, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja. Gjithashtu ishin të pranishëm mbrojtësi ligjor i Gilmando Danit, avokati Denion Bogdani dhe ai i Blerim Shullazit, avokati Bledar Meminaj.

Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Isa Jata, u shpreh se në kushtet kur mungonin dy avokatët nuk mund të mbroheshin interesat e të pandehurve dhe se seanca nuk mund të vijojë. Ai i cilësoi të ligjshme shkaqet e avokatëve dhe kërkoi shtyrjen e seancës, por duke pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Dy avokatët e pranishëm e kundërshtuan kërkesën prokurorisë për pezullimin e afateve të paraburgimit. Në fund trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Albana Boksi e vlerësoi të ligjshëm shkakun e paraqitur nga avokatët për mungesën e tyre dhe pranoi kërkesën e prokurorit për pezullimin e afateve të paraburgimit. Seanca u shty për më datë 23 shtator, ora 11:00./Reporter.al

Pas

Katastrofë edhe kombëtarja U 21, shkërmoqet nga Austria

Para

Aksident i rëndë në Durrës, shkëputet vinçi dhe zë poshtë punëtorin

Para
Aksident i rëndë në Durrës, shkëputet vinçi dhe zë poshtë punëtorin

Aksident i rëndë në Durrës, shkëputet vinçi dhe zë poshtë punëtorin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar