Atentati i ndodhur sot në qendër të qytetit të Prishtinës ka terrorizuar gjithë vendin, por edhe më gjerë. Pamjet e vrasjes që u kapën në kamera përmes telefonit kanë bërë xhiron e medieve, të cilat gjithashtu do të ndihmojnë shumë në kapjen e autorit.
Por një tjetër video tmerruese është duke qarkulluar orët e fundit. Disa të rinj që ishin në vendin e ngjarjes shkojnë te viktimat dhe të plagosurit, pak sekonda se mbi trupat e tyre të përshkonin plumbat e kallashnikovit.
Një tjetër i ri që po e filmon, i tmerruar i thërret atij që të largohet, pasi edhe ai ishte i armatosur.
Nga kjo ngjarje e rëndë në Prishtinë deri më tani raportohet për 2 viktima dhe 3 të plagosur.
VIDEO