• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pasuria/ Agron Hetoja i AKU, 12 llogari bankare me mijëra euro, burimi i paqartë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Pasuria/ Agron Hetoja i AKU, 12 llogari bankare me mijëra euro, burimi i paqartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Hetoja ishte një prej prurjeve të reja të kryeministrit Edi Rama, sapo ai mori mandatin e parë qeveritar në vitin 2013. Ish-menaxhues i projekteve kryesisht agrare të institucioneve ndërkombëtare, Hetoja u spikat si një prej njerëzve me llogari të shumta bankare në radhët e “rilindësve” të rinj.

Hetoja, një i diplomua për Ekonomi në Universitetin Bujqësor dhe menaxher i disa projekteve bujqësore dhe infrastrukturore në Shqipëri, të financuar nga institucionet ndërkombëtarë, u emërua në drejtimin e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH), post që e mbajti deri në Janar 2019.





Prej muaji Shkurt të këtij viti e në vijim, Agron Hetoja ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

12 llogari bankare

Në vitin 2013, vetëm pak javë pasi mori detyrën e Administratorit të KESH sh.a, Agron Hetoja dhe bashkëshortja e tij, Anila, plotësuan formularët e pasurisë.

Nga të dhënat e formularit të pasurisë, të cilin e ka në dispozicion edhe “Boldneës.al” rezulton se Hetoja, në deklaratën “para fillimit të detyrës” shënon se është posedues i 9 llogarive bankare, në disa prej bankave të nivelit të dytë.

Është interesant fakti që, në të paktën 4 prej këtyre llogarive, ai deklaron shumë të njëjtë-17.500 euro. Ndërsa llogaritë e tjera janë në shuma të përafërta, që variojnë nga 18.000-27.000 euro, për një total prej rreth 150 mijë euro.

Edhe bashkëshortja e Agron Hetojas, Anila, deklaronte në vitin 2013 se ishte poseduese e 3 llogarive bankare, në vlerën totale rreth 50 mijë euro.

Shuma që dy bashkëshortët Hetoja kishin depozituar në llogari bankare arrinte në rreth 200 mijë euro. Përveç depozitave, Agron dhe Anila Hetoja ishin pronarë të një apartamenti në Tiranë, të blerë në shumën 39 mijë dollarë amerikanë, si edhe të një Benzi luksoz, me vlerë 4 milionë lekë të reja.

Burimi i parave?

Në formularin fillestar të pasurisë, Hetoja, i cili sapo kishte marrë detyrën e Administratorit të KESH sh.a shënonte si burim të krijimit të pasurisë së tij “kursime nga puna”.

Por, në formularin e pasurisë ai nuk qartëson se cila është puna që ka kryer dhe, mbi të gjitha, pagesat që ka marrë. Vetëm tek një prej pasurive, tek apartamenti, subjekti Hetoja shënon: “Blerë me vlerë 39.000 USD, me kursimet nga puna në FAO, në periudhën 1995-2006”.

“Boldnews.al” verifikoi biografinë profesionale të Agron Hetoja, në të cilën shënon se nga viti 1995 deri në vitin 2003 ka qenë specialist në projektet e projektit FAO të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për bujqësinë.

Më pas, deri në vitin 2013, kohë kur mori drejtimin e KESH sh.a, ka qenë i punësuar në disa projekte të FAO, USAID dhe IFAD (Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë).

Ligji “Për deklarimin e pasurive” parashikon detyrimin që kanë subjektet për të shpjeguar, në formular, burimin e pasurive të krijuara të tyre, duke dhënë shpjegimet përkatëse.

Ky përcaktim ligjor duket se nuk është kuptuar qartë nga Agron Hetoja, i cili nuk e ka shpjeguar burimin e pasurisë së llogarive bankare, automjetit luksoz dhe apartamentit të tij.

Është e paqartë se cila ka qenë pagesa që përfituar Hetoja në punësimet e tij të mëparshme dhe nëse ato kanë qenë të mjaftueshme për të kursyer mbi 200 mijë euro, krahas shpenzimeve për asetet e tjera pasurore.

I vetmi shënim që ka vendosur Agron Hetoja për burimin e pasurive të tij para se të merrte detyrën gjendet në faqen 4 të formularit “para fillimit të detyrës”, në rubrikën “Të ardhurat”.

Në këtë pjesë të formularit ai shënon: “Marrëdhënie pune me Komisionin Europian, në funksionin e menaxherit për Shqipërinë të IPF-së (Fondi i Projekteve të Infrastrukturës)”, nga ku është paguar, sipas deklarimit, në shumën 6.4 milionë lekë të reja.

Në formularin e pasurisë nuk është shënuar asnjë e dhënë tjetër se përsa kohë ka qenë i punësuar në këtë projekt, që do të ndihmonte për të kuptuar se sa janë të ardhurat e tij mujore ose vjetore. Gjithashtu, kjo shifër nuk jep përgjigje për të ardhurat e tij të krijuara nga projekte të tjera, të cilat e kanë ndihmuar të realizojë kursime të konsiduershme.

Duke iu rikthyer CV-së së Agron Hetoja, ai shënon se ka punuar për IPF për 5 vjet, në periudhën nëntor 2008-shtator 2013. Në formular ai shënon se ka marrë nga IPF pagesa në shumën 6.4 milionë lekë.

Duke qenë se subjekti nuk e ka deklaruar se cilën periudhë përfshin pagesa 6.4 milionë lekë nga IPF, atëherë dy janë opsionet; ose kjo është pagesa për vitin deklarues (pra për 2013) dhe natyrisht hyn tek nivelet shumë të larta të pagesës në Shqipërisë; ose, kjo shumë është marrë në total për 5 vjet, me një mesatare 1.2 milionë lekë në vit, një vlerë e pamjaftueshme për ta ndihmuar në kursimet e tij.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nuk ka dhënë asnjë njoftim publik gjatë këtyre viteve mbi pasurinë dhe kontrollet periodike mbi formularët e dorëzuar nga Agron Hetoja/BoldNews

Pas

Vendi ‘famëkeq’ i ekzekutimeve në komunizëm, si duket ai sot (FOTO)

Para

E rëndë/ Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Krujë

Para
E rëndë/ Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Krujë

E rëndë/ Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Krujë

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar