Sipas një raporti të fundit nga Organizata Botërore të Shëndetit, mikro-grimcat plastike në ujë që janë cilësuar ndotëse, nuk paraqesin një rrezik të dukshëm për shëndetin, por sidoqoftë duhen më shumë hulumtime dhe prova.
Raporti i prezantuar në 28 gusht është përpjekja e parë e agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, për të vlerësuar ndikimin e mikroplastikës në shëndetin e njeriut. Të dhënat janë marrë nga ujërat e deteve, ujërat e zeza, uji i ëmbël, ushqimi, ajri dhe uji i pijshëm. Studimi i OBSH-së u përqendrua në veçanti tek mikroplastika që gjendej në ujin e pijshme dhe të dhënat për efektet shëndetësore të grimcave plastike janë të kufizuara, ndërsa provat nuk tregojnë nëse ekzistojnë rreziqe shëndetësore.
Sipas raportit, edhe pse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime të forta mbi toksicitetin e mikroplastikës, asnjë informacion i besueshëm nuk tregon se njerëzit duhet të shqetësohen. Ndër të tjera, autorët e raportit treguan që janë të nevojshme më shumë hulumtime që të bëhet një vlerësim edhe më i saktë për ekspozimin e njeriut ndaj mikroplastikën, pasi të dhënat nuk janë plotësuar. Sipas tyre duhet një studim gjithë përfshirës, për sa i përket ndikimit të mikroplastikës në shëndetin e njeriut, pasi njerëzit nuk përdorin vetëm ujin, por edhe ushqimin e ajrin.
Agjencia Europiane e Sigurisë së Ushqimit, ka kryer tashmë një përmbledhje të plotë, edhe për të dhëna mbi mikroplastikën në ushqim dhe ka gjetur përqendrim të larta të kësaj lënde tek peshqit dhe frutat e detit, tek kripa e tek birra. Një nga studimet e fundit mbi këtë çështje, e botuar në revistën “Natyre Geosience” gjatë mesit të prillit tregoi se mikroplastika, gjithashtu mund të transferohet nga një vend në një tjetër edhe nga kushtet metorologjike, duke u vendosur kështu në rajone të izoluara malore larg çdo burimi lokal ndotjeje.
Në rekomandimet e studimit, OBSH kërkon nga furnizuesit dhe rregullatorët e ujit që të vazhdojnë me përparësi të heqin patogjenët mikrobikë dhe kimikatet nga uji i pijshëm, që njihen si rreziqe domethënëse për shëndetin e njeriut. Për shembull, trajtimi i ujërave të zeza mund të largojë afërsisht 90% të elementeve të dëmshëm për shëndetin e njeriut në ujë, duke përdorur trajtime të tilla si filtrimi.
Si pjesë e strategjisë për konsumimin e ujit të pastër, Komisioni Evropian nisi një propozim për të reformuar edhe Direktivën e Ujit të Pijshëm (DWD) gjatë vitit të kaluar. Direktiva ka të bëjë me vendosjen e standardeve të cilësisë në nivelin e BE-së, siç është heqja e ndotësve kimikë dhe mikroplastikës gjatë trajtimit, përcaktimi i kërkesave minimale për cilësinë e ujit dhe identifikimi i një numri të parametrave mikrobiologjik, kimik dhe tregues që duhet të monitorohen dhe testohen rregullisht.
Raporti theksoi se në ujin me shishe plastike, prezenca e mikroplastikës i atribuohet edhe paketimit. Komisioni Europian, prej kohësh ka synuar që të zvogëlojë përdorimin e shisheve plastike, duke siguruar ujë rubineti sa më të sigurt, edhe pse tani për tani të dhënat tregojnë se nuk është e nevojshme, ky proces me ujin e pijshëm.
Në nivelin e BE-së, Agjencia Evropiane e Kimikave (ECHA) vendosi të propozojë një kufizim të gjerë në BE për përdorimin e mikroplastikave të shtuara me qëllim që synojnë të shmangin lëshimin e 400,000 tonëve të mikrobastikës brenda 20 viteve, pasi filloi një hetim në vitin 2018 . Në prill, ECHA filloi një konsultë publike mbi ndikimin socio-ekonomik të largimit të materialit, një proces që do të mbarojnë në datën 20 shtator. Gjithashtu, muaj më parë agjencia deklaroi se duhet të zëvendësohen edhe fushat sportive me bar artificiale dhe kryesisht produktin që përdorin për mbushjen e hapësirave, pasi përbërja e tyre është nga mikroplastika./Euractiv – Gazeta Si/