• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Arta Marku kërkon nisjen e hetimeve për ish-ministrin Niko Peleshi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Arta Marku kërkon nisjen e hetimeve për ish-ministrin Niko Peleshi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të skandalit të lejimit të shitjes së kimikatit Silicon Mix me urdhër të ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj tij.

Prej disa ditësh është denoncuar rihedhja në treg e “Silicon Mix” që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit është bërë me urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Niko Peleshi.

Silicon Mix ishte bllokuar nga AKU por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Kjo ndodhi edhe pse nga specialistët e laboratorit shtetëror thuhej se Silicon Mix nuk ishte pleh kimik.

Tashmë letra me firmën e ish-ministrit është në dorën e prokurorëve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas Prokurorisë ka dyshime se Peleshi ka shpërdoruar detyrën, dhe për këtë kërkohet nisja e hetimeve ndaj tij.

Rasti i nisjes së hetimeve ndaj Peleshit, përbën një ndër iniciativat e para të Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Sipas toksikologut Zihni Sulaj, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

“Është një përzierje e kimikateve bashkë me shumë metale, por ingredienti aktiv është silici (SI). Është një mikroelement, i cili po të merret përmes ushqimeve depërton në inde, sidomos në indin pulmunar të mushkërive. Por gjithashtu mund të depërtojë edhe në indin inspecial të shumë organeve të tjera.

Duke u depozituar aty mund të bëhet shkak për reaksione hiperaktive, i cili në një moment të caktuar lejon rrethanat mund të prekë ADN-nën dhe ARN-nën dhe kjo të çon në degjenerim të proteinave dhe ndonjëherë bëhet bazë edhe për procese malformuese, keqformuese deri në kancer”, ka thënë toksikologu Zihni Sulaj.

Siguria ushqimore mbetet një nga problemet më serioze në vendin tonë, dhe pavarësisht ashpërsimit të masave në Kodin Penal, qytetarët ende denoncojnë raste të shumta në abuzimin me përdorimin e pesticideve.

 

 

Pas

Ndodh për herë të parë, lind foshnja me dy gjini në Prishtinë

Para

Aksioni opozitar dhe protestat, Kryemadhi me urgjencë në zyrën e Bashës

Para
Aksioni opozitar dhe protestat, Kryemadhi me urgjencë në zyrën e Bashës

Aksioni opozitar dhe protestat, Kryemadhi me urgjencë në zyrën e Bashës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar