Pas deklaratave të bëra më herët nga deputeti Myslym Murrizi, Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar shumë ashpër.
Murrizi sot pas deklaratave të bëra më herët dhe teksa kërkoi falje publike një ditë pas protestës së Fondacionit “Down Syndrome Albania”, iu drejtua Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, me fjalë shumë të rënda.
Ndër të tjera Murrizi ofendoi me një gjuhë të ultë avokatin e popullit, Erinda Ballanca. Pas kësaj gjuhe të përdorur prej tij, ka ardhur edhe reagimi nga Avokatja e Popullit, ku ndër të tjera thotë: “Të mos përdoresh si pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot, duhet të kishe folur edhe për politikanë vipa që në TV dhe foltoret e Kuvendit nuk kanë lënë grupim shoqëror e social pa ofenduar, duke përdorur publikisht e jo në FB privat, termat, hajdut, psiqik, qorr, plak autik, antikapat, e deri tek fjalori ordiner që ndynte çdo mbrëmje familjet shqiptare nëpërmjet ulëritjes nëpër kanale televizive. Ju kërkoj ndjesë shoqatës së fermerëve nëse i kam ofenduar duke etiketuar avokaten si pjeshkëz”.
Avokatja e Popullit shprehet se deklaratat e Murrizit janë fyese dhe denigruese ndaj shtresave më vunerable të shoqërisë dhe bën thirrje që të merren masa urgjente nga kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi.
Reagimi i institucionit të Avokatit të Popullit:
AVOKATI I POPULLIT BEN THIRRJE PER MASA URGJENTE NDAJ MANIFESTIMIT TE URREJTJES GJINORE NE KUVENDIN E SHQIPERISE
Avokati i Popullit e konsideron si të turpshme, të papranueshme dhe të padenjë gjuhën e përdorur ditën e sotme nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Myslim Murrizi gjatë një konference për shtyp në të cilën presupozohej që do të dëshmohej pendesa e zotit Murrizi për fyerjet e lëshuara prej tij disa ditë më herët në adresë të personave me aftësi të kuzuara.
Me një fjalor që shpreh qartë mendësinë e tij seksiste dhe misogjine, zoti nënkryetar i Kuvendit i është referuar një deklarate të institucionit të Avokatit të Popullit ku denoncohej pikërisht ajo sjellje për të cilën zoti Murrizi po kërkonte ndjesë në deklaratën e tij në ato momente, për të vënë në shënjestër titullaren e institucionit me një fjalor denigrues dhe poshtërues.
Edhe pse qëndrimet e Avokatit të Popullit janë institucionale, zoti nënkryetar i Kuvendit ka veçuar faktin që titullarja e këtij institucioni është një grua, për t’iu drejtuar asaj me përbuzje si të ishte një qenie e një shtrese inferiore e cila duhet të heshtë kur ai përdhos i pashqetësuar me fjalorin e tij komunitete të gjera qytetarësh të disavantazhuar të shoqërisë sonë. Gjithashtu terminologjia vulgare e përdorur nga zoti Murrizi kundrejt titullares së institucionit të Avokatit të Popullit, është një dëshmi shtesë e përçmimit dhe arrogancës që ai ndjen ndaj gjinisë femërore në përgjithësi dhe sidomos ndaj grave në pozicione zyrtare në veçanti.
Avokati i Popullit është një institucion i pavarur kushtetues në Republikën e Shqipërisë andaj manifestimi agrant i shpërlljes ndaj tij si ky rast i fundit me zotin nënkryetar të Kuvendit, duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për nivelin fundor ku ka mbërritur respektimi i mekanizmave të tillë si ky institucion nga vendimmarrësit publikë.
Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje zotit Murrizi të rilexojë ose të lexojë Raportin Vjetor që Avokati i Popullit ka paraqitur në Kuvend ku edhe ai ka qenë i pranishëm, për t’u njohur me kornizën e të drejtave të njeriut që duhet të mbrohen dhe promovohen nga shteti shqiptar dhe posaçërisht me nevojën për frenimin e gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët publikë.
Avokati i Popullit i bën thirrje drejtuesve të Kuvendit që në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore të marrin masa për ndëshkimin e kësaj sjelljeje të papranueshme intimiduese dhe të përsëritur nga ana e zotit Myslim Murrizi në dëm të shtresave të ndryshme vulnerabël të shoqërisë sonë, ku përfshihen edhe gratë. Vetëm duke vepruar energjikisht e pa u mjaftuar me tërheqje sipërfaqësore vërejtjesh të cilat me sa duket thjesht justikojnë mendësinë skandaloze të urrejtjes gjinore e të kategorive të tjera sociale në Shqipëri, mund të jepet më në fund një provë serioze se vendi ynë e ka seriozisht përpjekjen e tij për emancipim dhe europianizim.
Avokati i Popullit do ta referojë këtë episod të shëmtuar, të shndërruar në vijë sjelljeje nga ana e disa përfaqësuesve tanë publikë, në institucionet më të larta europiane dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe faktorëve të tjerë diplomatikë. Gjithashtu Avokati i Popullit u bën thirrje deputeteve, politikaneve, intelektualeve gra si dhe komunitetit të mbrojtjes së të drejtave të grave në shoqërinë civile që bashkarisht