• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjyqi me Beketin, Gjykata pezullon gjobën 110 milionë euro ndaj Shqipërisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gjyqi me Beketin, Gjykata pezullon gjobën 110 milionë euro ndaj Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.





Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.

Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve.  Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën./TCH

 

Pas

Vrasja e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, ” DailyMail” zbulon detaje të reja…

Para

Lajme të mira, në këto qytete nesër fillon shiu

Para
Lajme të mira, në këto qytete nesër fillon shiu

Lajme të mira, në këto qytete nesër fillon shiu

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar