• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Falsifikuan biletat dhe abonetë e autobuzëve, arrestohen 8 persona, mes tyre 4 pronarë të linjave të transportit publik (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Falsifikuan biletat dhe abonetë e autobuzëve, arrestohen 8 persona, mes tyre 4 pronarë të linjave të transportit publik (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona, mes tyre katër pronarë të linjave të transportit publik në Tiranë, të cilët akuzohen për falsifikim të biletave dhe aboneve të autobuzëve.

Sipas bluve arrestimi i tyre ka ardhur në kuadër të operacionit, i koduar ‘Bileta e falsifikuar’.

Sipas policisë të arrestuarit kanë falsifikuar 150 000 bileta urbani, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

ë kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor,  pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

-F. V., 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

-A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;

-E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;

-L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash;

-A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash;

-K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

-A. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intesitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Fotoja që po bën ‘lëmsh’ rrjetin, Steve Jobs është ende gjallë?

Para

Sherri me turistët spanjollë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

Para
Sherri me turistët spanjollë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

Sherri me turistët spanjollë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar