Ngjarja e rëndë e pak ditëve më parë, ku dy vëllezërit Kusi vranë punëtorin e kondicionerit Endrit Çela në debat e sipër vijon të jetë një temë e fortë diskutimi.
Këtë herë vjen një denoncim përmes facebook të Sali Berishës, ku një qytetarë tregon për tentativat që vrasësit po bëjnë që t’i bëjnë bisht drejtësisë.
Berisha e ka shpërndarë këtë denoncim, duke e cilësuar si një tjetër tregues se shteti i së drejtës nuk ekziston më.
Postimi i plotë:
Ja se si narkoshteti do mbroje vrasesin e Endrit Çeles!
Banda Kusi eshte bande vrasjesh dhe trafiqesh e Partise se Krimit.
50000 euro jane dhene qe narkopolicia dhe OPGj te manipulojne dosjen.
Vrasesi do te dorezohet dhe do cilesohet vrasje pa dashje nga shkrepja e armes.
Keto jane denoncimet e policit dixhital nga burgu i Fushe Krujes!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Prsh zoti Berisha jam nje polic burgu i fushe Krujës. Sot pran ketij burgu erdhe grupi i Bujar kusit qe fshehu vrasjen e djemve te tij te punonjesit te kondicionierit. ne fakt njerzit po i vret drejtesia se cdo vrases qe ka vrare 2 a 3 here nuk ka bere me shum se 7 vite burg e ai vret te 4 in etj.po cpo ndodh Bujar kusi do lirohet se eshte arrit marreveshja qe te dorezohet djali e vrasja te konsiderohet si vrasje nga pakujdesia ne grindje e siper e arma beri shkrepje te pa vullnetshme e per keto si fillim jane paguar 50 mije euro qe opgj te bej dosjen. pra viktima i trete ne tok nga familja kusi eshte fajtor.