Bashkohet me maçokun e saj pas 11 vitesh. Kjo ngjarje e rrallë i ka ndodhur Maggie Welz, nga Neë York, e cila është ribashkuar tani me maçokun e saj Tiger. Ai u zhduk, pasi doli nga shtëpia 11 vite më parë. Një punëtor kërkimi e gjeti maçokun nëpërmjet mikroçipit që i ishte vendosur.
Maggie dhe familja e saj u zhvendosën në një apartament tjetër po në atë zonë dhe ajo gjithmonë shpresonte se Tiger do të kthehej dhe u kërkonte fqinjëve ta njoftonin nëse e shikonin.
“Nuk e kam idenë se ku ka qenë gjatë këtyre viteve, por tani është në shtëpi dhe do qëndrojë me ne për pjesën tjetër të mbetur të jetës”, u shpreh ajo, pasi u ribashkua me maçokun.