Në kuadër të aksionin kundër informalitetit janë bllokuar 550 tonë naftë pasi rezultoi që mos plotësonte standardet e cilësisë. E pranishme në këtë aksion ka qenë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikë, Belinda Balluku, e cila tha se në Ballsh nuk kishte shkuar për këtë qëllim, por të për të certifikuar një produkt që do hidhej në treg.
“Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin.
Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është”, – tha Balluku.
Një nga inspektorët sqaroi se si karburanti ishte jashtë të gjitha parametrave për tregtim, për këtë është bllokuar.
“Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial në vijim të detyrës inspektuese për kontrollin e cilësisë dhe standardeve për respektimin e kërkesave ligjore në vijim të kërkesës për certifikimin e produktit 550 ton në depozitën G46 pas analizimit ka rezultuar me shmangie të treguesve cilësorë dhe nuk respekton kërkesat SSHEN590.
Në treguesit numri i cetanit 45.9 nga 51 që është minimum i standardit. Indeksi i cetanit në 45.5 nga 46 që është edhe minimumi i standardit. Në këto kushte ISHTI ka vijuar me bllokimin e rezervuarve. Në këto kushte produkti nuk mund të hidhet në treg, por do të vazhdojë për ripërpunim të mëtejshëm. Kur të arrihen kushtet do të hidhet në treg”, sqaroi një nga inspektorët.