• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Skandal, kontrata koncensionare për kolaudimin e makinave drejt skadimit, qeveria zgjedh të heshtë

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Skandal, kontrata koncensionare për kolaudimin e makinave drejt skadimit, qeveria zgjedh të heshtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga koncesionet ekzistuese në Shqipëri, ai i kontrollit të detyrueshëm vjetor të gjendjes teknike të automjeteve skadon në fillim të muajit shtator, kohë kur sipas kontratës koncesionare, asetet dhe të drejtat e koncesionit duhet t’i rikthehen shtetit shqiptar. Megjithatë, mënyra se si do të ndodhë kjo mbetet e paqartë.

Kontrata koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SGS e regjistruar në Zvicër u bë efektive më 3 shtator 2009 dhe ajo skadon më 3 shtator 2019. Sipas kontratës, procedurat për transferimin e aseteve të koncesionit duhej të nisnin gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, ndërsa bisedimet për një zgjatje të mundshme të afatit të kontratës mund të nisnin pas vitit të tetë.





Por pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare dhe kompania koncesionare nuk iu përgjigjën pyetjeve me shkrim të BIRN se çfarë po ndodh aktualisht.

BIRN pyeti përmes një emaili zyrën e kryeministrit Edi Rama, nëse qeveria ka ndër mend ta rinegociojë koncesionin apo do të rimarrë asetet. Zyra e kryeministrit nuk u përgjigj.

BIRN pyeti gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, e cila është në rolin e autoritetit kontraktor dhe sërish nuk mori përgjigje. Pyetjet për kompaninë SGS mbetën gjithashtu pa përgjigje.

Kompania për zbatimin e koncesionut u themelua në vitin 2009 me kapital zyrtar 100 lekë. Kompania SGS Automotive Albania sh.p.k kishte për detyrë të zbatonte një kontratë koncesionare të dhënë nga qeveria shqiptare e kohës me subjekt, ofrimin e shërbimit të kontrollit të detyruar teknik të automjeteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Marrëveshja e koncesionit parashikon detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë (afro 4.3 milionë euro). Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i kalonte të drejtën të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, tarifë e cila deri në atë kohë ishte pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë, të para nga BIRN tregojnë se kompania realizoi përgjatë periudhës nëntëvjeçare nga viti 2009 deri më 2018 të ardhura totale prej 6.3 miliardë lekësh, fitim operativ prej 1.3 miliardë lekësh dhe fitime neto pas taksave prej 842 milionë lekësh.

Përfitimet totale të kompanisë mëmë nga koncesioni mund të jenë më të larta se sa kaq. Për shembull, kompania duket se zgjodhi ta kryejë investimin prej 561 milionë lekësh që kishte detyrim kontraktor pjesërisht duke marrë hua nga kompania mëmë dhe pjesërisht përmes një injektimi kapitali në masën në 190 milionë lekë (afro 1.3 milionë euro) në vitin 2011 me financim nga kompania mëmë. Përgjatë viteve, SGS Automotive Albania sh.p.k pagoi interesa për kredinë që mori nga kompania mëmë.

Kontratat e koncesioneve të qeverive shqiptare janë kritikuar në veçanti për shkak të karakterit monopolizues që kanë si dhe të analizës së dobët të kostove dhe përfitimeve. Koncesioni i SGS rezulton se ka një normë fitimi mbi kapitalin e investuar deri në masën 100% në vit. Kështu, ndërsa në vitin 2018, kapitali i paguar i SGS ishte 190 milionë lekë, fitimet neto pas taksave të kompanisë ishin 192 milionë lekë. Kompania ka monopol ligjor në shërbimin e kontrollit të gjendjes teknike të automjeteve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa kontrolli është gjithashtu detyrim ligjor.

Ndërsa afati i kontratës koncesionare fillestare po skadon, qeveria ka mundësi të zgjedhë nëse do ta kthejë këtë monopol në duart e shtetit duke kaluar fitimet e majme në buxhetin e shtetit, apo të liberalizojë tregun, duke e lënë kontrollin në duart e kompanive private, por duke hequr njëkohësisht tarifat fikse të shërbimit.

Koncesione të tjera në rradhë

Deri më sot, Qeveritë shqiptare kanë mësuar të japin koncesione por jo t’i marrin ato pas në përfundim të afatit. Kontrata me SGS është nga të parat që i është afruar afatit të mbarimit, por gjatë viteve të ardhshme janë edhe disa kontrata të tjera koncesionare që pritet t’u mbarojë afati fillestar.

Koncesioni i prodhimit të pullave fiskale, i fituar nga kompania SICPA në vitin 2010 ka një afat ligjor dhjetëvjeçar dhe teorikisht do të përfundojë vitin e ardhshëm. SICPA kontrollohet nga një kompani zvicerane me të njëjtin emër. Ky është koncesioni që prodhon pullat e cigareve dhe të birrës dhe që u prezantua si një novacion që do të luftonte kontrabandën dhe evazionin fiskal me mallrat e akcizës. Ky koncesion i kushton shqiptarëve rreth 6 milionë euro në vit për një total prej 6.3 miliardë eurosh për periudhën 2012-2018, sipas bilanceve të kompanisë.

Tjetri në rradhë për të skaduar është koncesioni i incineratorit të Elbasanit. Nënshkruar në vitin 2014, kontrata shtatëvjeçare pritet tëmbyllet në vitin 2021. Ky është koncesioni që në total pritet t’i kushtojë taksapaguesve rreth 28 milionë euro. Koncesioni i përket kompanisë Albtek Energy, e cila është nën pronësinë 100% të shtetases shqiptare Stela Gugallja.

Qeveria shqiptare është përballur vetëm një herë me përfundimin e një kontrate koncesionare, por në vend që të rimarrë asetet e krijuara nga kontrata, vendosi që ta zgjasë atë nga 3 në 30 vjet përmes një ligji në parlament. Kontrata në fjalëështë ajo e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Fituar nga kompania ALEAT në vitin 2008, kontrata koncesionit parashikonte një afat trevjeçar, në fund të së cilit, asetet dhe teknologjia e ALEAT do t’i kalonin Ministrisë së Brendshme. Por në vitin 2011, qeveria e kohës vendosi në mënyrë kontroverse ta zgjasë afatin e koncesionit nga 3 në 30 vjet. Koncesioni i ka kushtuar shqiptarëve deri më sot 230 milionë euro./ reporteri.net

Etiketa: kontrata koncesionare
Pas

Thellohet tragjedia e shembjes së skelës në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

Para

U nxorrën të pajetë nga rrënojat, kush janë dy punëtorët që gjetën vdekjen nga shembja e skelës në Tiranë (EMRAT)

Para
U nxorrën të pajetë nga rrënojat, kush janë dy punëtorët që gjetën vdekjen nga shembja e skelës në Tiranë (EMRAT)

U nxorrën të pajetë nga rrënojat, kush janë dy punëtorët që gjetën vdekjen nga shembja e skelës në Tiranë (EMRAT)

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar