Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernard Borchardt ka mbajtur një takim përreth dy orë një takim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
Pas takimit, Borchard nuk tha asnjë koment por u shpreh se ishin diskutuar shumë gjëra.
I pyetur nga gazetarët nëse kanë diskutuar rreth zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe atë që mund të ndodhë më tej ai ka deklaruar shkurt: Natyrisht që po.
Sipas burimeve thuhet se në këtë takim janë diskutuar një sërë cështjesh në lidhje me zgjedhjet vendore.
Voltana Ademi ka shprehur shqetësimin në lidhje me paligjshmërinë e ygjedhjeve sipas pretendimit të opozitës dhe shkelje të tjera.
Lidhur me takimin e zhvilluar ka informuar me nje shenim ne faqen e vet ne FB, edhe Bashkia Shkoder, duke dhene detaje rreth asaj qe eshte biseduar mes tyre.
DEKLARATA E BASHKISE SHKODER
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt.
Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.
Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.