Në pjesën më të madhe të historisë sonë, shkencëtarët kanë besuar kryesisht se Universi është i përjetshëm dhe i pandryshueshëm. Në shekullin IV Para Erës Sonë, Aristoteli pohonte se bota është pa një fillim apo fund. Por kjo pikëpamje, nuk ishte pa kundërshtarët e vet të kohës, që besonin se Universi e kishte pasur një fillim.
Veprat e Aristotelit, humbën për rreth 7 shekuj, duke filluar të rishfaqeshin në shekullin XIII. Pikëpamja e përjetësisë, e dominoi kryesisht shkencën deri në fillim të shekullit XIX-të. Pra, mbizotëruese ishte kjo pikëpamje që e çoi Albert Ajnshtajnin të ndërtonte atë që ai e konsideronte si gabimin më të madh të karrierës së tij.
Menjëherë pasi kishte zhvilluar Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit (rreth vitit 1915), matematikani rus Alexander Fridman, zgjidhi ekuacionet e tij për tërë Universin (një version i hershëm i teorisë së Big Bengut), duke treguar se ato ekuacione nënkuptonin që Universi po zgjerohej.
Nëse ishte vërtet kështu, ai duhet të ketë qenë duke u zgjeruar nga diku në fillim, dhe prandaj, nuk mund të ishte i përjetshme. Ajnshtajni pastaj i modifikoi ekuacionet e tij, për t’i bërë ato të tregonin që Universi është statik dhe i përjetshëm.
Në vitin 1929, Edvin Habëll, një astronom i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, zbuloi se Universi është duke u zgjeruar.
Në këto kushte, Ajnshtajni hoqi dorë nga modifikimet, dhe iu ritkhyer ekuacioneve origjinale. Por duke i`u përmbajtur pikëpamjes së përjetshme të së kaluarës, atij i kishte shpëtuar parashikimi i njërit prej zbulimeve më të mëdha në kozmologji: zgjerimi i Universit.
Nga ai moment, shkenca pretendon se Universi ynë e ka një fillim, dhe shkencëtarët janë përqendruar në teorinë e Big Bengut.
Ne arritëm të kuptojmë “blloqet ndërtuese’ të Universit, duke analizuar vazhdimisht ato derisa arritëm në pjesët më të vogla të pandashme: grimcat elementare, sikurse janë elektronet.
Për ta bërë këtë, kemi ndërtuar pajisjen që përshpejton grimcat, për t’i përplasur ato me njëra tjetrën, afërsish me shpejtësisë së dritës, dhe pastaj analizuam atë që ndodhi.
Grimcat e thërmuara, jo vetëm që zbulojnë ato të reja – po u japin fizikantëve të dhëna se si bashkëveprojnë ato me njëra-tjetrën, dhe nga sigurojnë informacion mbi forcat themelore dhe ligjet e natyrës.
Në rastin e protonit, kemi kuptuar se ai përbëhet nga 3 kuarkë, të cilat ne besojmë se janë grimca elementare. Kohët e fundit, në CERN (Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore ), u zbulua “Higgs Boson”, një grimcë elementare që deri atëherë ishte vetëm teorizuar.
Kur shohim qiellin natën, ne nuk jemi duke parë vetëm yjet më vezullues, dhe planetet me ngjyra të ndezura , por duke parë pas në kohë. Dritës i duhet një sasi e caktuar kohe për të udhëtuar deri në sytë tanë, edhe pse ne zakonisht nuk e vërejmë këtë. Drita udhëton me një shpejtësi prej rreth 300.000 kilometrash në sekondë, kështu që kur shohim diellin, ne e marrim dritën që ai lëshon rreth 8 minuta më pas.
Kur shohim yje të tjerë ose galaktika, e shohim dritën që ata kanë lëshuar ndoshta 5, 100 apo edhe 1 miliardë vjet më parë. Pra, kur shohim universin, është njëlloj si të shihnim një fotografi të pjesëve të ndryshme në kohë të ndryshme: Toka duket sikurse pikërisht tani, dielli ashtu siç dukej para 8 minutave, qendra e galaktikës së Rrugës së Qumështit siç dukej 26.000 vjet më parë, dhe kështu me radhë.
Sot, me anë të Teleskopit Habëll, mund të shohim dritën që është emetuar 13 miliard vjet më parë – jo në fillim të universit, por aty pranë. Shkenca ka një kuptim të jashtëzakonshëm, të mënyrës si Universi u zhvillua një sekondë pas fillimit.
Por nuk e di se si nisi ai – si lindi koha, se lindi hapësira , dhe as se përse forcat e natyrës janë ashtu si ato janë, apo pse kemi disa grimca elementare me vetitë që ato kanë.
Janë propozuar qasje të ndryshme, si për shembull ekzistenca e një Multiuniversi, por asnjëra prej tyre nuk ka fituar një konsensus të gjerë shkencor. Megjithatë, ekziston edhe një teori sipas së cilës Universi lindi nga “asgjëja” .
Shpesh, kjo “asgjë” quhet vakum kuantik, që është gjendja shumë e hershme e Universit në sekondat e para, kur universi ishte aq i nxehtë dhe i dendur sa që grimcat fizike nuk mund të ekzistonin.
Nëse e shqyrtojmë nga afër, Bibla na e tregon vërtete se si lindi Universi. Në rreshtin e saj të parë, ajo thotë se Universi lindi jashtë çdo lloj gjëje fizike. Fjala e përdorur në hebraisht është “bara”, që do të thotë krijim nga hiçi (ex nihilo). Në Bibël, asgjë fizike nuk do të thotë asgjë – pa kohë, hapësirë, forca të natyrës, dhe pa grimca elementare.
Sipas Zanafillës, në fillim Zoti krijoi nga asgjë fizike.
Asgjëja, që përmendet shpesh në shkencë, përmende pra tek tek Zanafilla 1: 2:”Tani toka ishte çuditërisht e zbrazët (tohu va vohu) dhe errësira ngjante me pamjen e një humnere të thellë”. “Tohu va vohu”, është përcaktuar ngjashëm me vakuumin kuantik, si një gjendje ku substanca e hershme e universit ekzistonte, por nuk kishte fituar fuqi apo një formë të prekshme (si grimcat virtuale të shkencës), dhe se ishte në një gjendje kaotike.
A e shpjegon Zanafilla krjimin e gjithësisë? Kur lexojmë Zanafillën, duhet të kuptojmë dy gjëra. Njëri është i gjithë kapitulli i parë i Zanafillës, që përshkruan krijimin e botës, nuk është transmetuar nga Zoti nën emrin e tij thelbësor, Yehova, por nga Zoti në emrin e tij Elokim, që do të thotë “Mjeshtër i të gjitha forcave”.
Ne e dimë këtë pasi fjala rrënjë është “el”, që do të thotë fuqi. Pjesa e dytë e emrit, tregon “ata”, që do të thotë të gjitha fuqitë e tjera. Pra, Elokim do të thotë “Pushteti mbi të gjitha pushtetet”. Me fjalë të tjera, Zoti është jo vetëm Krijuesi, ashtu siç e bën të qartë Zanafilla, por Ai është gjithashtu mjeshtër mbi të gjitha forcat e natyrës në univers.
Pra, Zanafilla, na tregon se Zoti zgjodhi të realizojë të gjithë krijimin e Universit, duke vepruar brenda natyrës. Sipas dëshmive biblike, Ai krijoi në fillim natyrën, dhe Ai mund të krijonte edhe Universin në një mënyrë që do të dukej e mrekullueshme për ne, por përkundrazi, Ai qëndroi brenda ligjeve natyrore.
Ekzistojnë vetëm 3 përjashtime, kur Zoti ka punuar përmes natyrës, por nuk ka filluar nga diçka që ka ekzistuar, por nga asgjëja. Këto tregohen me fjalën “bara”. Një nga këto ngjarje, siç e kemi parë, lidhet me fillimin e kozmosit, dhe dy të tjerat me shfaqjen e jetës. Ngjarja kozmologjike “diçka-nga-asgjë” ndodhi në fillim: në fillim, Zoti krijoi nga asgjëja.
Dhe kjo ngjarje nuk mund të kuptohet me metodën shkencore, sepse sipas përkufizimit nuk merret me asgjë fizike. Shkurt, shkenca dhe Bibla bien dakord se Universi ka lindur përmes mjeteve natyrore: forcat e natyrës që veprojnë mbi grimca me kalimin e kohës, duke formuar kësisoj të gjitha strukturat që shohim, përfshirë diellin dhe planetin tonë.
Ancient Origins – Bota.al