Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një projektligj të ri për barnat, që synon përafrimin e tregut farmaceutik shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Nisma parashikon ndryshime në mënyrën e autorizimit, importit, shpërndarjes dhe shitjes së barnave, si dhe kontrolle më të forta për të parandaluar produktet e falsifikuara. Një nga ndryshimet kryesore është kalimi i kompetencave për miratimin e barnave nga ministri i Shëndetësisë te Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila do të vlerësojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve përpara se ato të dalin në treg.

Projektligji parashikon gjithashtu që autorizimi i tregtimit të barnave, pas pesë viteve të para dhe rinovimit të parë, të mos ketë më afat skadence, përveç rasteve kur kërkohet rinovim për arsye sigurie.

Një tjetër risi është lejimi i shitjes online të barnave që nuk kërkojnë recetë mjekësore. Barnat me recetë do të vijojnë të mos lejohen për shitje në distancë. Ndërkohë, paketimet do të pajisen me kode identifikimi dhe elemente sigurie, për të verifikuar nëse produkti është origjinal. Rregulla të reja do të zbatohen edhe për reklamat e barnave dhe marrëdhëniet mes kompanive farmaceutike dhe mjekëve, duke ndaluar përfitimet e papërshtatshme në këmbim të promovimit të produkteve.



Importuesit dhe distributorët do të kenë më shumë përgjegjësi për cilësinë, ruajtjen dhe furnizimin e vazhdueshëm të barnave. Për herë të parë, projektligji rregullon edhe ndërmjetësimin në tregtinë farmaceutike dhe vendos kërkesa të posaçme për terapitë e avancuara, si terapia gjenike dhe ajo me qeliza.

Sipas relacionit, ndryshimet pritet të krijojnë mundësi për investime dhe eksporte më të mëdha në sektorin farmaceutik, por do të kërkojnë edhe shpenzime shtesë nga bizneset për teknologji, infrastrukturë dhe personel të kualifikuar. Projektligji zëvendëson ligjin aktual të vitit 2014, por parashikohet të hyjë në fuqi pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Etiketa: aktualitet
Pas

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

nga Fast News
10:06 | 28/11/2026
0

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

nga Fast News
10:00 | 28/11/2026
0

Rama uron shqiptarët për 28 Nëntorin nga Vlora, ja cilën foto zgjedh

Rama uron shqiptarët për 28 Nëntorin nga Vlora, ja cilën foto zgjedh

nga Fast News
09:49 | 28/11/2026
0

Shqiptarët festojnë sot 28 Nëntorin, 114 vite nga shpallja e Pavarësisë

Shqiptarët festojnë sot 28 Nëntorin, 114 vite nga shpallja e Pavarësisë

nga Fast News
09:32 | 28/11/2026
0

Recent News

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

Barnat, ligj i ri/ Ndryshojnë autorizimet, shitja online dhe kontrollet

10:06 | 28/11/2026
20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

10:00 | 28/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora