Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për të festuar 28 Nëntorin, 114 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka uruar shqiptarët me një foto nga Sheshi I Flamurit, vend ku pritet të ngrihet edhe këtë vit Flamuri dhe të kryhet ceremonia zyrtare.
“MIRËMËNGJES dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, uron kryeministri në facebook.








