Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

nga Fast News
4 minutes më parë
në Analizë
0
Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Anastas Angjeli

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

Propozimi i administratës “Trump”, i shpallur më 25 nëntor, për tarifa të reja ndaj 14 partnerëve të mëdhenj tregtarë, përfshirë Kinën, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, e rikthen politiken e tarifave dhe tregtinë në qendër të vemendjes ndërkombëtare. Një offensive e re tregtare pritet të fillojë. Arsyetimi zyrtar është se subvencionet dhe kapacitetet e tepërta industriale të këtyre ekonomive shtrembërojnë konkurrencën dhe dëmtojnë prodhimin amerikan. Por iniciativa ka një domethënie më të gjerë: Uashingtoni kërkon ta përdorë peshën e tregut të vet për të riformuluar kushtet e marrëdhënieve ekonomike me pjesën tjetër të botës.

Në këtë politikë të re  duhet të dallojmë problemin nga instrumenti. Praktikat që cenojnë konkurrencën mund të kërkojnë ndërhyrje, por kjo nuk do të thotë se mund të përdoret dhe të jetë efektive në çdo rast. Kur nisi kjo politikë e re?



Fillimet i përkasin mandatit të parë. Në vitin 2018 administrata “Trump” vendosi tarifa mbi mallra kineze me vlerë miliardash dollarësh. Si arsye shfaqi transferimin e detyruar të teknologjisë dhe cenimin e pronësisë intelektuale. Mosmarrëveshja ishte më e madhe se bilanci tregtar: Uashingtoni dyshonte se Pekini po ndërtonte epërsi në industritë e së ardhmes me ndihmën e shtetit.

Këtë dyshim nuk e ndan vetëm Presidenti Trump. Administrata ‘Biden’ i mbajti tarifat ndaj Kinës dhe në vitin 2024 shtoi të tjera, mes të tjerash për automjetet elektrike, qelizat diellore dhe gjysmëpërçuesit. Ndryshonte mënyra e zbatimit. Biden kërkoi marrëveshje me aleatët, për shembull kuota për çelikun dhe aluminin evropian, ndërsa Trump shpesh i trajtoi partnerët si konkurrentë.

Pas rikthimit në pushtet në janar 2025, Trump e zgjeroi shtrirjen e tarifave. Në fillim të vitit vendosi tarifa për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën, duke përmendur fentanilin dhe migracionin. Më 2 prill, në ceremoninë që e quajti “Dita e Çlirimit”, shpalli tarifa për pothuajse të gjitha vendet. Më pas vijuan tarifat për çelikun, aluminin dhe automjetet, të justifikuara me sigurinë kombëtare. Sipas Tax Foundation, politika tarifore amerikane ka ndryshuar më shumë se 50 herë që nga janari 2025.

Në shkurt 2026, Gjykata e Lartë vendosi se ligji i emergjencave ekonomike, mbi të cilin ishin ngritur tarifat e përgjithshme, nuk e lejon presidentin t’i vendosë ato. Administrata përdori për disa muaj një tarifë të përkohshme globale prej 10%, e lejuar nga një nen tjetër. Tarifat sektoriale mbetën në fuqi, sepse mbështeten në ligje të tjera. Paketa e re lindi nga nevoja për një bazë ligjore që gjykata të mos e rrëzojë.

ÇFARË PËRMBAN PROPOZIMI I RI?

Zyra e Përfaqësuesit Amerikan të Tregtisë e mbështet paketën te neni 301 i ligjit të tregtisë të vitit 1974, pas një hetimi tetëmujor për kapacitetet e tepërta. Procedura kërkon dëgjesa dhe konsultime, prandaj tarifat nuk hyjnë në fuqi menjëherë. Dëgjesa publike pritet në janar, dhe zbatimi mund të vijë në shkurt ose mars te vitit pasues.

Për Kinën propozohet një normë shtesë prej 20%, që do t’u shtohej tarifave ekzistuese. Për Bashkimin Evropian, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Zvicrën parashikohet një tavan prej 15%, duke përfshirë detyrimet që ekzistojnë tashmë. Vendet e Azisë Juglindore përballen me norma rreth 18-20%, ndërsa Vietnami dhe India mund të paguajnë më shumë nëse nuk arrijnë marrëveshje. Për gjysmëpërçuesit dhe disa produkte të tjera teknologjike janë paraparë përjashtime. Shifrat e sakta mund të ndryshojnë gjatë konsultimit.

Tavanet janë të lidhura me marrëveshjet që disa partnerë kanë nënshkruar gjatë vitit të kaluar. Kjo e bën tarifën një mjetnegocimi: partneri që pranon kushtet amerikane paguan më pak, ai që reziston paguan më shumë.

KUSH E PAGUAN FATURËN?

Në fjalimet politike tarifa paraqitet shpesh si taksë që paguan vendi eksportues. Në praktikë e paguan importuesi në doganë, dhe kostoja ndahet mes kompanisë, furnizuesit të huaj dhe blerësit përfundimtar. Analizat e mëparshme për tarifat e çelikut e të aluminit treguan se pjesa më e madhe e kostos kaloi në çmimet që paguan ekonomia amerikane.

Kjo e ndërlikon qëllimin e mbrojtjes industriale. Një prodhues çeliku mund të përfitojë nga tarifa, por fabrika që e blen çelikun për të ndërtuar makineri paguan më shumë dhe bëhet më pak konkurruese. Për këtë arsye numri i vendeve të punës të ruajtura në një sektor nuk mjafton për të vlerësuar politikën. Duhet parë edhe ç’humbet në sektorët që përdorin lëndët e para dhe te konsumatorët.

Për paketën e fundit, ekonomistët nuk presin goditje të madhe në çmime, pasi një pjesë e tarifave zëvendëson masa ekzistuese. Goldman Sachs llogarit se norma mesatare tarifore amerikane do të ngrihej nga 7,8% në 9,2%, me efekt të vogël në inflacion. Janë parashikime dhe jo rezultate të matura. Tax Foundation vlerëson se tarifat në tërësi do ta ulin prodhimin e brendshëm bruto afatgjatë me rreth 0,4%.

Edhe pritshmëria për rikthimin e fabrikave kërkon vemendje. Kur tarifa e bën më të shtrenjtë importin nga Kina, blerësit shpesh kalojnë te një furnizues tjetër, në Vietnam, Meksikë ose Indi, dhe prodhimi nuk kthehet domosdoshmërisht në Amerikë. Fabrikat kërkojnë punonjës të kualifikuar, energji të lirë dhe investime shumëvjeçare. Tarifa vetë nuk i siguron këto.

POLITIKA E BRENDSHME DHE ALEATËTI NENESHTROHEN.

Politikisht tarifat kanë një tërheqje të qartë. Fabrika që mbyllet është e dukshme, ndërsa përfitimi i çmimeve të ulëta shpërndahet te miliona njerëz dhe nuk vihet re. Por i njëjti votues është edhe punëtor edhe konsumator, dhe kostoja e jetesës ishte një nga temat që peshuan në zgjedhjet e nëntorit. Demokratët kontrollojnë tani Kongresin, megjithatë shqetësimi për kapacitetet kineze ndahet edhe nga shumë republikanë, prandaj heqja e tarifave nuk është e sigurt.

Për aleatët situata është e vështirë. Një front i përbashkët me Evropën, Japoninë dhe Korenë e Jugut do ta forconte presionin mbi Kinën. Por këto vendei neneshtrohen tarivae edhe vetë, dhe marrëveshjet e nënshkruara nuk u japin siguri se kushtet nuk do të ndryshojnë përsëri. Pasiguria ka kostot e veta: kompanitë shtyjnë investimet, qeveritë kërkojnë tregje të reja dhe varësia nga tregu amerikan fillon të shihetme risk. Me Kinën, armëpushimi tregtar skadon më 10 janar. Në tryezë janë edhe mineralet e rralla dhe blerjet kineze të prodhimeve bujqësore amerikane. Përjashtimet për teknologjinë e lartë tregojnë se edhe Uashingtoni ka kufij: nuk mund t’i ndërpresë furnizimet që i duhen vetë industrisë së tij.

NJË GLOBALIZIM MË I POLITIZUAR.

Tarifat e reja nuk do ta ndalojnë globalizimin. Do ta shtyjnë drejt një forme ku zinxhirët e furnizimit përzgjidhen edhe sipas vendit të origjinës, kontrollit të teknologjisë dhe besueshmërisë politike, jo vetëm sipas çmimit. Rregullat e përbashkëta, që prej dekadash e mbanin tregtinë të parashikueshme, po zëvendësohen pjesërisht nga marrëveshje dypalëshe të negociuara, jo rrallë edhe nën presion.

Ekonomitë e vogla e ndiejnë më shumë këtë ndryshim, sepse kanë më pak fuqi për të kërkuar përjashtime. Shqipëria nuk është në listën e 14 vendeve dhe efekti i drejtpërdrejtë në ekonominë tonë është i kufizuar. Ndikime të tërthorta mund të vijnë nëpërmjet ngadalësimit të ekonomive evropiane, partnerëve tanë kryesorë. Këtë e them si skenar dhe jo si pasojë të matur.

Muajt në vijim do të tregojnë drejtimin. Dëgjesa e janarit dhe afati i 10 janarit me Kinën do të vendosin nëse tarifat shërbejnë për të arritur marrëveshje më të qëndrueshme ose bëhen një gjendje e përhershme presioni. Për shumë vende, përgjigjja do të përcaktojë nëse tregu amerikan mbetet pjesë e një sistemi me rregulla të përbashkëta ose nëse ato do të ndërtojnë gradualisht lidhje alternative.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

nga Fast News
12:51 | 27/11/2026
0

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

nga Fast News
09:10 | 27/11/2026
0

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

nga Fast News
08:40 | 27/11/2026
0

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

nga Fast News
08:00 | 27/11/2026
0

Recent News

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Tarifa e Presidentit Trump dhe beteja për rendin ekonomik botëror

12:51 | 27/11/2026
Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

09:10 | 27/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora