Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Spitalet publike me pagesa shtesë? Ja çfarë parashikon projektligji

nga Fast News
4 minutes më parë
në Aktualitet
0
Spitalet publike me pagesa shtesë? Ja çfarë parashikon projektligji
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Spitalet publike që gëzojnë statusin e autonomisë spitalore pritet të kenë më shumë kompetenca në administrimin e financave, përcaktimin e tarifave për shërbime mjekësore, menaxhimin e personelit dhe lidhjen e kontratave me kompani private vendase dhe të huaja. Ndryshimet parashikohen në një projektligj të depozituar në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i cili synon të zgjerojë autonominë financiare, menaxheriale dhe kontraktore të institucioneve spitalore publike.

Sipas relacionit shoqërues, zbatimi i ligjit aktual ka evidentuar kufizime në shfrytëzimin e kapaciteteve diagnostikuese, trajtuese, njerëzore dhe infrastrukturore të spitaleve, duke bërë të nevojshme rishikimin e kuadrit ligjor. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me administrimin e të ardhurave. Spitalet autonome do të kenë të drejtë të administrojnë dhe disponojnë vetë të ardhurat e gjeneruara, pavarësisht burimit të tyre, të hartojnë plane vjetore dhe afatmesme financiare, si dhe të krijojnë fonde rezervë dhe investimesh. Ndërkohë, fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të vijojnë të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë dhënë.

Projektligji u jep gjithashtu spitaleve të drejtën të përcaktojnë shërbime mjekësore jashtë paketës së mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor dhe të miratojnë tarifat përkatëse përmes bordeve drejtuese. Parashikohet edhe vendosja e tarifave për shërbimet e ofruara nëpërmjet korsisë preferenciale, përfshirë ato që mbulohen nga skema e sigurimeve shëndetësore, pavarësisht sistemit të referimit.



Një tjetër risi është zgjerimi i mundësive për bashkëpunim me sektorin privat. Spitalet autonome do të mund të lidhin kontrata me spitale jopublike, kompani sigurimesh, institucione shëndetësore dhe subjekte të tjera vendase apo të huaja. Bashkëpunimet mund të përfshijnë përdorimin e pajisjeve dhe kapaciteteve diagnostikuese, ofrimin e paketave shëndetësore për punonjësit e kompanive, trajtimin e pacientëve të huaj dhe zhvillimin e turizmit shëndetësor. Në listë përfshihen gjithashtu telemjekësia, kërkimi shkencor, studimet klinike dhe trajnimi i personelit.

Sipas projektligjit, tarifat për shërbimet e ofruara në kuadër të këtyre marrëveshjeve nuk mund të jenë më të ulëta se kostoja e ofrimit të tyre. Ndryshimet prekin edhe mënyrën e shpërblimit të personelit mjekësor. Një pjesë e të ardhurave të gjeneruara nga spitalet autonome mund të përdoret për pagesa shtesë sipas performancës, investime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, si dhe për zhvillimin profesional të punonjësve.

Projektligji parashikon gjithashtu zgjerimin e praktikës së dyfishtë për personelin mjekësor përtej konsultave ambulatore, me synimin që kapacitetet profesionale të mjekëve të shfrytëzohen edhe në strukturat publike, jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Për të garantuar transparencën në marrëdhëniet me subjektet private, spitalet do të duhet të publikojnë thirrjet për shprehje interesi dhe regjistrin e kontratave të lidhura me palët e treta. Ky regjistër duhet të përmbajë palët kontraktuese, objektin, vlerën dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes, brenda 15 ditëve nga nënshkrimi.

Gjithashtu, çdo gjashtë muaj spitalet do të raportojnë pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë mbi të ardhurat e krijuara, kontratat me privatët dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Projektligji synon t’u japë spitaleve publike më shumë fleksibilitet në menaxhim dhe mundësi për të gjeneruar të ardhura shtesë, ndërsa propozimet pritet të shqyrtohen në Kuvend.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Spitalet publike me pagesa shtesë? Ja çfarë parashikon projektligji

Spitalet publike me pagesa shtesë? Ja çfarë parashikon projektligji

nga Fast News
16:00 | 26/11/2026
0

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

nga Fast News
15:07 | 26/11/2026
0

Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

Forumi i investimeve në Tiranë, Ambasadorja e BE: Integrimi krijon tregje konkurruese

nga Fast News
13:30 | 26/11/2026
0

Ministri Hoxha fton investitorët: Ballkani Perëndimor, burim i ri i rritjes ekonomike për BE

Ministri Hoxha fton investitorët: Ballkani Perëndimor, burim i ri i rritjes ekonomike për BE

nga Fast News
12:59 | 26/11/2026
0

Recent News

Spitalet publike me pagesa shtesë? Ja çfarë parashikon projektligji

Spitalet publike me pagesa shtesë? Ja çfarë parashikon projektligji

16:00 | 26/11/2026
Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

Sejko në seminarin e BQE: Lidhjet me BE-në mbështesin ekonominë shqiptare

15:07 | 26/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora