Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me drejtoreshën e Eurostat-it: Shqipëria drejt standardeve statistikore të BE-së

nga Fast News
58 seconds më parë
në Aktualitet
0
Guvernatori Sejko takim me drejtoreshën e Eurostat-it: Shqipëria drejt standardeve statistikore të BE-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva, e cila ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Në fokus të diskutimeve ishte përafrimi i statistikave zyrtare shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian dhe përgatitjet për integrimin në Sistemin Statistikor Evropian.

Në takim morën pjesë edhe Drejtoresha e INSTAT-it, Lantona Sado, si dhe Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, së bashku me përfaqësues të të dyja institucioneve. Gjatë bisedës, Sejko vlerësoi mbështetjen e Eurostat-it në përmirësimin e metodologjive dhe praktikave statistikore të Bankës së Shqipërisë, në përputhje me standardet evropiane. Ai theksoi se prodhimi i statistikave monetare, financiare dhe të sektorit të jashtëm është pjesë e mandatit ligjor të bankës qendrore.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte përputhshmëria e statistikave shqiptare me kërkesat e institucioneve evropiane. Drejtoresha e Eurostat-it, Mariana Kotzeva, vlerësoi në veçanti nivelin e lartë të përputhshmërisë së statistikave të bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe investimeve të huaja direkte.



Ndërkohë, Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, në kuadër të Kapitullit 18 “Statistikat”, evidenton përmirësimin e koordinimit në Sistemin Kombëtar Statistikor, pas nënshkrimit të memorandumit të ri të mirëkuptimit mes INSTAT-it dhe Bankës së Shqipërisë, si dhe marrëveshjes trepalëshe me Ministrinë e Financave. Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar procesin e përafrimit të statistikave me standardet e Bashkimit Evropian, si pjesë e përgatitjeve për integrimin evropian.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Po punojmë fort, jemi sipas planit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Guvernatori Sejko takim me drejtoreshën e Eurostat-it: Shqipëria drejt standardeve statistikore të BE-së

Guvernatori Sejko takim me drejtoreshën e Eurostat-it: Shqipëria drejt standardeve statistikore të BE-së

nga Fast News
19:45 | 25/11/2026
0

Negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Po punojmë fort, jemi sipas planit

Negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Po punojmë fort, jemi sipas planit

nga Fast News
19:03 | 25/11/2026
0

Transporti publik ndërpret shërbimin më 26 nëntor, shoqata paralajmëron protesta

Transporti publik ndërpret shërbimin më 26 nëntor, shoqata paralajmëron protesta

nga Fast News
16:17 | 25/11/2026
0

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

nga Fast News
14:26 | 25/11/2026
0

Recent News

Guvernatori Sejko takim me drejtoreshën e Eurostat-it: Shqipëria drejt standardeve statistikore të BE-së

Guvernatori Sejko takim me drejtoreshën e Eurostat-it: Shqipëria drejt standardeve statistikore të BE-së

19:45 | 25/11/2026
Negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Po punojmë fort, jemi sipas planit

Negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Po punojmë fort, jemi sipas planit

19:03 | 25/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora