Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptarët dynden me udhëtime drejt botës, 7.55 mln dalje në 10 muaj

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Shqiptarët dynden me udhëtime drejt botës, 7.55 mln dalje në 10 muaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, ndërsa fluksi i turistëve të huaj drejt Shqipërisë shfaqi shenja ngadalësimi gjatë muajit tetor. Të dhënat e Institutit të Statistikave evidentojnë dy tendenca të kundërta në lëvizjet kufitare, me rënie të hyrjeve të të huajve dhe rritje të daljeve të shtetasve shqiptarë.

Gjatë tetorit 2026, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u tkurrën me 12.5% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në të kundërt, daljet e shqiptarëve jashtë territorit u rritën me 5%, duke arritur në mbi 692 mijë. Kjo përkthehet në rreth 33 mijë dalje më shumë se në tetor 2025. Tendenca e rritjes së udhëtimeve jashtë vendit është e qëndrueshme përgjatë gjithë vitit. Sipas përpunimit të të dhënave mujore nga “Scan Intel”, në asnjë prej dhjetë muajve të parë të vitit 2026 daljet e shtetasve shqiptarë nuk kanë shënuar rënie në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e lartë vjetore është regjistruar në muajin mars, me 9%, e ndjekur nga prilli me 8.5%. Ndërkohë, gushti mbetet muaji me intensitetin më të lartë të lëvizjeve, me mbi 1 milion dalje të shqiptarëve jashtë vendit. Në total, për periudhën janar-tetor 2026, janë regjistruar 7.55 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, rreth 355 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në terma vjetorë, rritja arrin në 4.9%, duke tejkaluar ritmin e zgjerimit të hyrjeve të shtetasve të huaj, që ishte 3.5%.



Kjo prirje ka edhe një dimension ekonomik, pasi udhëtimet jashtë vendit shoqërohen me shpenzime për akomodim, transport, ushqim dhe shërbime në ekonomitë pritëse. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, shqiptarët shpenzuan rreth 1.42 miliardë euro për udhëtime jashtë vendit, nga 1.30 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat e kalimeve kufitare nuk bëjnë dallimin mes udhëtimeve për turizëm, arsyeve familjare, biznesit apo motiveve të tjera. Për këtë arsye, rritja e daljeve nuk përkthehet domosdoshmërisht në të njëjtën masë në udhëtime turistike, por shifrat e shpenzimeve tregojnë zgjerimin e konsumit të shqiptarëve jashtë kufijve.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqiptarët dynden me udhëtime drejt botës, 7.55 mln dalje në 10 muaj

Shqiptarët dynden me udhëtime drejt botës, 7.55 mln dalje në 10 muaj

nga Fast News
13:59 | 25/11/2026
0

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

nga Fast News
13:20 | 25/11/2026
0

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

nga Fast News
12:30 | 25/11/2026
0

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

nga Fast News
11:59 | 25/11/2026
0

Recent News

Shqiptarët dynden me udhëtime drejt botës, 7.55 mln dalje në 10 muaj

Shqiptarët dynden me udhëtime drejt botës, 7.55 mln dalje në 10 muaj

13:59 | 25/11/2026
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

13:20 | 25/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora