Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Digjitalizohen procedurat doganore, import-eksporti me një aplikim të vetëm në e-Albania

nga Fast News
36 seconds më parë
në Biznes
0
Digjitalizohen procedurat doganore, import-eksporti me një aplikim të vetëm në e-Albania
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria synon të ndryshojë mënyrën e kryerjes së procedurave doganore, duke integruar në një platformë të vetme elektronike dokumentacionin për importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave. Projektligji për krijimin dhe funksionimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat parashikon që bizneset të dorëzojnë informacionin vetëm një herë përmes portalit e-Albania, ndërsa shkëmbimi i dokumenteve dhe verifikimet mes institucioneve shtetërore të kryhen në mënyrë automatike. Sipas nismës, sistemi i ri synon të shkurtojë kohën e procedurave, të shmangë paraqitjen e përsëritur të dokumenteve dhe të reduktojë kostot administrative për operatorët ekonomikë që tregtojnë me jashtë. Përmes një aplikimi të vetëm, importuesit dhe eksportuesit do të mund të paraqesin deklaratat doganore, dokumentet shoqëruese dhe informacionin e nevojshëm për formalitetet që kërkohen edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Një nga ndryshimet kryesore është zbatimi i parimit “vetëm një herë”, që do të thotë se bizneset nuk do të duhet të dorëzojnë të njëjtat të dhëna pranë disa autoriteteve, nëse ato janë tashmë të disponueshme në sistem. Platforma do të mundësojë edhe paraqitjen elektronike të deklaratave doganore dhe të rieksportit përpara mbërritjes së mallrave. Një tjetër risi lidhet me verifikimin automatik të lejeve, licencave dhe autorizimeve. Nëpërmjet ndërlidhjes së sistemeve, autoritetet doganore do të mund të kontrollojnë nëse janë përmbushur formalitetet jodoganore, si dhe të krahasojnë sasitë e mallrave të autorizuara nga institucionet përkatëse me ato të deklaruara dhe të çliruara në doganë. Dokumentet mbështetëse do të konsiderohen të disponueshme për doganat në momentin e depozitimit të deklaratës, nëse informacioni mund të merret elektronikisht nga sistemet përkatëse.

Platforma parashikohet të shërbejë edhe për koordinimin e kontrolleve ndërinstitucionale dhe për përmirësimin e analizës së riskut, në mënyrë që kontrollet të përqendrohen te operacionet që paraqesin rrezik më të lartë. Përdorimi i sistemit mund të shoqërohet edhe me kosto për bizneset. Neni 20 i projektligjit parashikon mundësinë e vendosjes së tarifave, periudha e aplikimit dhe kategoritë e përdoruesve që do t’u nënshtrohen pagesave do të propozohen nga Komiteti Mbikëqyrës. Tarifat do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, mbi bazën e parimit të mbulimit të kostove. Projektligji nuk përcakton ende vlerën e tyre, kategoritë konkrete të bizneseve që do të paguajnë apo datën e nisjes së aplikimit. Për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit do të krijohet një Komitet Mbikëqyrës, ku do të përfaqësohen Ministria e Financave, administrata doganore, institucione të tjera shtetërore dhe shoqatat e biznesit. Në përbërje të tij parashikohen edhe tre përfaqësues të shoqatave të biznesit ose ekspertë të tregtisë ndërkombëtare.



Nisma synon gjithashtu përafrimin e sistemit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, përmes mekanizmit EU CSW-CERTEX, që mundëson shkëmbimin elektronik të certifikatave dhe informacionit ndërmjet autoriteteve doganore dhe institucioneve të tjera. Qeveria do të miratojë një plan kombëtar për integrimin gradual, i cili do të rishikohet të paktën një herë në tre vjet. Ndërlidhja efektive me sistemin evropian parashikohet të realizohet pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deri atëherë do të vijojnë përgatitjet dhe përshtatja e sistemeve kombëtare. Me anëtarësimin në BE, ligji shqiptar për Dritaren e Vetme Kombëtare do të shfuqizohet dhe marrëdhëniet përkatëse do të rregullohen nga kuadri ligjor evropian.

Etiketa: aktualitet
Pas

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Digjitalizohen procedurat doganore, import-eksporti me një aplikim të vetëm në e-Albania

Digjitalizohen procedurat doganore, import-eksporti me një aplikim të vetëm në e-Albania

nga Fast News
09:04 | 21/11/2026
0

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

nga Fast News
19:59 | 20/11/2026
0

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

FMN vlerëson ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë: Ekonomia shqiptare qëndron e fortë

nga Fast News
19:20 | 20/11/2026
0

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

Bizneset e kozmetikës përballen me detyrime të reja, ja çfarë do ndryshojë

nga Fast News
18:45 | 20/11/2026
0

Recent News

Digjitalizohen procedurat doganore, import-eksporti me një aplikim të vetëm në e-Albania

Digjitalizohen procedurat doganore, import-eksporti me një aplikim të vetëm në e-Albania

09:04 | 21/11/2026
Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 6 km të tjera, 4.8 mld lekë për dy fazat

19:59 | 20/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora