Qeveria po merr masa të reja për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Në Kuvend janë duke u diskutuar ndryshimet në ligjin “Për sigurinë kibernetike”. Këto ndryshime parashikojnë edhe krijimin e mekanizmittë quajtur “Inteligjenca Kibernetike”, i cili do të mundësojë mbledhjen, analizimin dhe shkëmbimin e informacionit për identifikimin në kohë të kërcënimeve të mundshme.
Shqipëria përballet sot me mesatarisht 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Kjo është shifra me të cilën është përballur vendi gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke e çuar numrin total në rreth 32 milionë tentativa.
Në luftën kundër sulmeve kibernetike do të përfshihen disa institucione, mes tyre Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ministria e Brendshme, Ministriae Jashtme, Shërbimi Informativ i Shtetit dhestrukturat e Forcave të Armatosura.
Ndryshimet, parashikojnë gjithashtu detyrime më të forta për operatorët e infrastrukturave kritike, të cilët duhet të deklarojnë pranë Autoritetit masat teknike dhe organizative që kanë marrë për sigurinë e sistemeve të tyre.
Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të shoqërohet me penalitete financiare. Gjobat për mosdorëzimin e deklarimeve në afat, mund të arrijnë deri në 2 milionë lekë, ndërsa për informacion të pasaktë osetë paplotë parashikohen gjoba deri në 1 milion lekë. Ndryshimet, synojnë gjithashtu reagim më të shpejtë dhe bashkëpunim të koordinuar mes institucioneve përballë sulmeve të mundshme.






