Pagesat me kartë po bëhen më të lira për bizneset dhe më të lehta për qytetarët. Ministja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se nga 1 janari 2027, me Ligjin e ri të Pagesave, komisioni ndërbankar kufizohet në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke ulur kostot e transaksioneve deri në 1,3%.
“Kjo do të sjellë edhe përgjysmimin e kostove të transaksioneve për tregtarët, duke lehtësuar përdorimin e pagesave me kartë. Përmes programit Cashless Albania, po zgjerojmë përdorimin e terminaleve POS, me qëllim që të gjithë tregtarët që u shërbejnë konsumatorëve të pajisen me këto pajisje deri në dhjetor 2026. Kosto të reduktuara për bizneset, pagesa të lehta dhe të sigurta për qytetarët dhe një ekonomi moderne e transparente”, është shprehur ministrja.






