Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
18 minutes më parë
në Aktualitet
0
Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet shqiptare do të mund të përfitojnë grante, subvencione dhe kredi me kushte të favorshme për përmirësimin e eficiencës energjetike të banesave. Investimet e financuara përmes një fondi të ri shtetëror parashikohet të shlyhen me këste deri në 15 vjet, në varësi të kursimeve të realizuara në konsumin e energjisë. Këto janë disa nga masat që përfshin projektligji i ri “Për eficiencën energjetike”, i miratuar në qeveri, i cili synon të krijojë mekanizma financiarë për uljen e konsumit dhe kostove të energjisë për familjet, bizneset dhe institucionet publike.

Një nga risitë kryesore është krijimi i Fondit Kombëtar për Eficiencën e Energjisë, i cili do të financojë ose bashkëfinancojë investime për rinovimin energjetik të ndërtesave, përmirësimin e izolimit dhe zëvendësimin e sistemeve të vjetra të ngrohjes me pajisje më eficiente. Vëmendje e veçantë i kushtohet familjeve me të ardhura të ulëta dhe atyre që përballen me varfëri energjetike, si dhe banesave sociale. Për këto kategori parashikohen instrumente të posaçme mbështetjeje, përmes granteve, subvencioneve, kredive bankare me kosto të përballueshme dhe linjave të dedikuara të financimit.

Fondi parashikohet të funksionojë përmes dy mekanizmave: një komponenti qarkullues, ku shumat e kthyera nga investimet përdoren për projekte të reja, dhe një komponenti joqarkullues, që do të mbështesë grante dhe instrumente të tjera financiare pa detyrim kthimi. Një prej instrumenteve kryesore do të jenë marrëveshjet për shërbime energjetike. Përmes tyre, Fondi do të financojë investimin, ndërsa përfituesi do ta shlyejë atë në këste, bazuar në kursimet e verifikuara në faturat e energjisë. Afati maksimal i kthimit do të jetë 15 vjet.

Marrëveshjet do të përcaktojnë vlerën e investimit, kursimet e pritshme dhe kushtet e pagesës. Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë e skemave të pagesës përmes faturave mujore dhe përdorimin e fondeve të garancisë për të lehtësuar aksesin në financim. Ndryshe nga grantet, financimi i kthyeshëm do të krijojë detyrimin për shlyerjen e investimit sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora