Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

nga Fast News
4 seconds më parë
në Aktualitet
0
3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 3 miliardë lekë parashikohen të investohen gjatë vitit 2027 për ndërtimin dhe rikonstruksionin e spitaleve në vend. Fondi përfshin punimet, projektimin dhe mbikëqyrjen e projekteve, ndërsa pajisjet mjekësore financohen përmes zërave të veçantë të buxhetit.

Investimi më i madh për vitin e ardhshëm është parashikuar për godinën multifunksionale të Spitalit Rajonal të Korçës, ku do të financohen rreth 419 milionë lekë. Vlera totale e projektit arrin në 1.4 miliardë lekë, me financim të shtrirë deri në vitin 2029.

Në listën e investimeve renditet edhe Spitali Universitar i Traumës, për rikonstruksionin e godinave të të cilit janë parashikuar 390 milionë lekë. Projekti financohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka një afat zbatimi deri në vitin 2032.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, rreth 272 milionë lekë do të shkojnë për rikonstruksionin e godinës së djegie-plastikës. Për maternitetin e Shkodrës janë parashikuar 260 milionë lekë për punime.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është ndërtimi i spitalit në Shënkoll të Lezhës, i cili do të shërbejë për personat ndaj të cilëve gjykata ka vendosur mjekim të detyruar. Investimi ka një vlerë totale prej rreth 1.2 miliardë lekësh, ndërsa për vitin 2027 janë parashikuar 250 milionë lekë, përmes buxhetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Fonde të konsiderueshme janë parashikuar edhe për rikonstruksionin e godinave qendrore të spitaleve të Pogradecit dhe Lushnjës, përkatësisht 244 milionë dhe 233 milionë lekë. Lista e ndërhyrjeve përfshin gjithashtu spitalet e Matit, Dibrës dhe Gjirokastrës, urgjencën e Durrësit dhe maternitetin e Fierit. Investime janë parashikuar edhe për godinat e reja të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit dhe ndërhyrje në Maternitetin Nr. 1 në Tiranë. Projektet financohen me burime të brendshme.

Megjithatë, jo të gjitha projektet e përfshira në planifikimin afatmesëm do të kenë fonde për ndërtim gjatë vitit 2027. Për Spitalin e Ri Rajonal të Tiranës, vitin e ardhshëm parashikohet financimi i projekt-idesë, ndërsa fondet për ndërtimin shfaqen nga viti 2029.

E njëjta skemë parashikohet edhe për godinën e re të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, financimi i së cilës pritet të nisë në vitin 2028, si dhe për maternitetin e ri të Pogradecit, ku fondet për ndërtim janë planifikuar nga viti 2029.

Pas

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

nga Fast News
19:45 | 11/11/2026
0

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

nga Fast News
19:20 | 11/11/2026
0

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

nga Fast News
18:59 | 11/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

nga Fast News
18:36 | 11/11/2026
0

Recent News

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

19:45 | 11/11/2026
Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

19:20 | 11/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora