Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
5 minutes më parë
në Aktualitet
0
PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pacientët me sëmundje onkologjike pritet të përfitojnë për herë të parë ekzaminimin PET-CT pa pagesë në sistemin publik shëndetësor. Shërbimi do të ofrohet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa në projektbuxhetin e vitit 2027 është parashikuar një fond prej 250 milionë lekësh, për rreth 2,500 pacientë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi fondet e parashikuara për sektorin e shëndetësisë në vitin e ardhshëm.

Sipas ministres, ekzaminimi PET-CT është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët onkologjikë, pasi ndihmon në përcaktimin e përhapjes së sëmundjes, vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit dhe orientimin e vendimmarrjes klinike.

Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe përfshin përgatitjen e infrastrukturës, garantimin e sigurisë radiologjike, kualifikimin e personelit dhe organizimin e shërbimit. Ekzaminimet do të ofrohen pa pagesë pasi të përmbushen të gjitha kushtet teknike, profesionale dhe të sigurisë.

Ndërkohë, një tjetër fokus i buxhetit të shëndetësisë për vitin 2027 është zgjerimi i aksesit në barna, veçanërisht për pacientët me sëmundje tumorale.

Fondi për rimbursimin e barnave parashikohet të arrijë në 14.5 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë që ishte në vitin 2026. Kjo përfaqëson një rritje prej 1 miliard lekësh, ose 7.4%, me fokus të veçantë te barnat onkologjike dhe trajtimet e reja.

Përveç investimeve në trajtimin e sëmundjeve tumorale, buxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe rritje të pagave në sektorin shëndetësor. Sipas ministres Spahiu, rreth 400 mjekë rojë të urgjencës do të përfitojnë dyfishim të pagës.

Masat e parashikuara synojnë zgjerimin e shërbimeve publike shëndetësore, përmirësimin e aksesit në trajtime dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve zbret në 6.2 miliardë lekë, ulet me 1.6 miliardë në tre muaj

Borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve zbret në 6.2 miliardë lekë, ulet me 1.6 miliardë në tre muaj

nga Fast News
11:10 | 10/11/2026
0

3591 legalizime në tetor, ASHK: Dokumentet mund të shkarkohen online në e-Albania

3591 legalizime në tetor, ASHK: Dokumentet mund të shkarkohen online në e-Albania

nga Fast News
10:39 | 10/11/2026
0

Recent News

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

16:20 | 10/11/2026
Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

15:46 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora