Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

nga Fast News
2 minutes më parë
në Finance
0
Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë që vendosin të shpërndajnë dividendin deri më 31 dhjetor 2026 do të përfitojnë tatimin në masën 8%, ndërsa nga 1 janari 2027 norma do të rritet në 15%. Ndryshimi do të aplikohet edhe për fitimet e akumuluara në vite të mëparshme, nëse vendimi për shpërndarjen e tyre merret pas hyrjes në fuqi të normës së re. Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar se përcaktues për nivelin e tatimit do të jetë data e vendimit për shpërndarjen e dividendit dhe jo periudha kur është krijuar fitimi.

“Çdo vendim që merret deri më 31 dhjetor 2026 do të tatohet me 8%. Çdo vendim për dividendin që merret nga 1 janari 2027 do të tatohet me 15%. Fitimet e trashëguara deri në 31 dhjetor 2026, nëse do të marrin vendimin për t’i shpërndarë si dividend, do të paguajnë 8%. Nga 1 janari 2027 e në vazhdim, çdo vendim dividendi që merret për t’u shpërndarë, edhe nëse i takon viteve të mëparshme, do të tatohet me 15%”, deklaroi Malaj.

Ministri bëri të ditur se qeveria pret që gjatë vitit 2026 kompanitë të përshpejtojnë shpërndarjen e fitimeve, për të përfituar nga norma aktuale e tatimit. Sipas Malajt, rritja e tatimit mbi dividendin nuk pritet të ndikojë negativisht në investimet e kompanive, pasi këto të fundit kryhen përpara shpërndarjes së fitimit.

“Rritja e dividendit nuk pengon fitimet. Investimet bëhen përpara shpërndarjes së fitimit. Dividendi që merr në fund ortaku është si çdo e ardhur tjetër. Kjo është drejtësi fiskale. Presim më shumë subjekte që të shpërndajnë dividendin”, u shpreh ministri.

Gjatë diskutimeve me deputetët, Malaj u pyet edhe për masat që mund të ndërmarrë qeveria për sektorët që po përballen me pasojat e zhvlerësimit të euros. Ministri theksoi se qeveria nuk parashikon ndërhyrje në këtë drejtim, duke argumentuar se sipërmarrjet duhet të përshtatin modelin e tyre të biznesit me kushtet e reja të tregut.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

nga Fast News
13:19 | 05/11/2026
0

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

nga Fast News
12:26 | 05/11/2026
0

Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

nga Fast News
12:00 | 05/11/2026
0

Nga mundësia te inovacioni! Samir Mane në një Fireside Chat në konferencën AllWeb

Nga mundësia te inovacioni! Samir Mane në një Fireside Chat në konferencën AllWeb

nga Fast News
11:08 | 05/11/2026
0

Recent News

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

Malaj: Dividendi tatohet 8% deri në fund të vitit 2026, më pas rritet në 15%

13:19 | 05/11/2026
Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

12:26 | 05/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora