Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

nga Fast News
3 minutes më parë
në Aktualitet
0
Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim i fuqishëm mund të lërë pas dëme që nuk duken me sy të lirë, por që rrezikojnë qëndrueshmërinë e një ndërtese. Pas tragjedisë në Elbasan, inxhinieri Azmer Dulevic paralajmëron për nevojën e një ekspertize të detajuar të pallatit, ndërsa apelon për kujdes edhe në përdorimin e bombolave të gazit.

Një ditë pas ngjarjes, godina paraqitet me mure të shembura, beton, tulla dhe xhama të thyer. Në zonë vijojnë të qëndrojnë forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Përtej dëmeve të dukshme, shqetësimi kryesor lidhet me sigurinë e strukturës së godinës dhe mundësinë e shembjeve të tjera. Inxhinieri Azmer Dulevic tha për Fast News Economy, se shpërthimi dhe temperaturat e larta mund të kenë dëmtuar betonin dhe kolonat mbajtëse, edhe në rastet kur dëmtimet nuk janë të dukshme nga jashtë.

“Duhet të bëhet një kontroll teknik i cilësisë së betonit të kolonave, pasi shpërthimi ka qenë i madh dhe mund të ketë plasaritje të strukturës. Qytetarët nuk duhet të kthehen në banesa pa e parë mirë dhe pa marrë konfirmimin e institucioneve”, shprehet ai.

Sipas inxhinierit, dëmtimet mund të jenë edhe të brendshme, duke krijuar rrezik për shembje të mëtejshme të strukturës ose të soletave. Dulevic thekson se banorët nuk duhet të rikthehen në godinë pa përfunduar kontrolli teknik i detajuar dhe pa marrë konfirmimin nga Inspektorati i Ndërtimit se struktura është e sigurt. Në rast se ekspertiza konstaton dëmtime të rënda dhe pasiguri strukturore, inxhinieri nuk përjashton as mundësinë që të kërkohet shembja e pallatit.

“Pra, absolutisht asnjë qytetar nuk duhet të kthehet aty, pa marrë konfirmimin më parë nga ana e Inspektoriatit të Ndërtimit, pasi është bërë kontrolli teknik i detajuar për të dalë në përfundimin që po, është e sigurt për t’u rikthyer, në të kundërt absolutisht mund të kemi dhe rastin që mund të kërkohet dhe shembja e pallatit, që nëse është i pasigurt, nuk duhet të rrezikohet jeta e qytetarëve.” thekson Duleviç

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Si të shmangen shpërthimet nga bombolat e gazit?

Duke iu referuar rrezikut të rrjedhjeve të gazit, inxhinieri u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë rimbushjes së bombolave. Inxhinieri rekomandon kontrollin e valvulave, zëvendësimin e gomave izoluese dhe verifikimin e mundësisë së rrjedhjeve përpara përdorimit.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes kur rimbushin bombolat me gaz, të sigurohen që nuk kanë rrjedhje, të ndërrojnë gominat dhe të kontrollojnë valvulën. Nëse është e mundur, mirë është t’i shmangin këto, pasi shpeshherë janë të pasigurta dhe mund të shkaktojnë rrjedhje gazi, por edhe flakë”, apelon Dulevic. Ngjarja në Elbasan rikthen në vëmendje rrezikun që paraqesin bombolat e gazit në banesa, si dhe rëndësinë e kontrolleve teknike për godinat e dëmtuara nga shpërthimet dhe zjarret.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

nga Fast News
12:26 | 05/11/2026
0

Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

nga Fast News
12:00 | 05/11/2026
0

Nga mundësia te inovacioni! Samir Mane në një Fireside Chat në konferencën AllWeb

Nga mundësia te inovacioni! Samir Mane në një Fireside Chat në konferencën AllWeb

nga Fast News
11:08 | 05/11/2026
0

32.5 milionë euro për sigurinë e kufijve, radarë të rinj dhe mjete lundruese

32.5 milionë euro për sigurinë e kufijve, radarë të rinj dhe mjete lundruese

nga Fast News
10:43 | 05/11/2026
0

Recent News

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri apelon: Mos u riktheni në banesa pa ekspertizë

12:26 | 05/11/2026
Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

Bordi ul çmimin e naftës në 210 lekë, benzina zbret në 169 lekë

12:00 | 05/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora