Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

nga Fast News
3 minutes më parë
në Finance
0
Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji parashikon rritjen e TVSH-së për akomodimin, hotelet me status special dhe agroturizmin nga 6% në 10%. Ndryshimet propozohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Shkalla standarde e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) pritet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa për një listë produktesh ushqimore bazë propozohet një normë e reduktuar prej 6%. Këto janë disa nga ndryshimet kryesore të parashikuara në projektligjin për ndryshimin e ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Sipas projektligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave, ndryshimet parashikohet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte nga 1 janari 2027.

TVSH 6% për produktet ushqimore bazë

Projektligji parashikon aplikimin e TVSH-së prej 6% për një listë produktesh ushqimore që konsiderohen të domosdoshme për konsumin e përditshëm të familjeve. Në këtë kategori përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi i pulës, viçit dhe derrit, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe ushqimet bazë për foshnjat. Lista e detajuar e produkteve që do të përfitojnë nga norma e reduktuar do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në relacionin shoqërues, qeveria argumenton se kjo masë synon të lehtësojë barrën tatimore mbi konsumin bazë dhe të përmirësojë fuqinë blerëse të familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas relacionit, ulja e TVSH-së krijon mundësi për uljen e çmimeve përfundimtare, në varësi të mënyrës se si bizneset e reflektojnë ndryshimin në treg.

Nga 6% në 10% për turizmin

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me sektorin e turizmit. Projektligji propozon rritjen e TVSH-së së reduktuar nga 6% në 10% për shërbimet e akomodimit, shërbimet brenda hoteleve me pesë yje me status special dhe agroturizmin. Për agroturizmin, norma e propozuar do të zbatohet për shërbimet e akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Në relacion, qeveria argumenton se sektori turistik ka arritur një nivel më të lartë zhvillimi dhe se është e nevojshme të vendoset një ekuilibër më i mirë mes mbështetjes fiskale për bizneset dhe të ardhurave të buxhetit të shtetit. Gjithashtu, relacioni i referohet praktikave të vendeve të rajonit dhe rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e normës së reduktuar të TVSH-së për akomodimin. Sipas argumentimit të paraqitur, lehtësia fiskale mund të ketë përfituar kryesisht operatorët ekonomikë, pa sjellë domosdoshmërisht një nxitje të re për kërkesën turistike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pse propozohet rritja e TVSH-së standarde?

Rritja e normës standarde nga 20% në 21% argumentohet me nevojën për të kompensuar efektin në të ardhurat buxhetore nga aplikimi i TVSH-së së reduktuar për produktet ushqimore bazë.

Sipas relacionit, ndryshimi synon të sigurojë të ardhura të qëndrueshme për buxhetin e shtetit, për financimin e shërbimeve publike, investimeve dhe prioriteteve të zhvillimit ekonomik.

Projektligji parashikon gjithashtu ndryshime teknike në dispozitat që lidhen me skemën e kompensimit dhe pagesën e TVSH-së, si dhe përcakton se regjimi i veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë do të zbatohet deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet janë pjesë e një pakete që rishikon njëkohësisht taksimin e konsumit bazë dhe trajtimin fiskal të sektorit të turizmit. Efekti përfundimtar te konsumatorët dhe bizneset do të varet nga zbatimi i dispozitave të reja dhe nga reflektimi i ndryshimeve tatimore në çmimet e tregut.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

nga Fast News
09:46 | 27/10/2026
0

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

nga Fast News
10:33 | 26/10/2026
0

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

nga Fast News
18:57 | 25/10/2026
0

Recent News

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

09:46 | 27/10/2026
Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

11:06 | 26/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora