Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni Turistik Shqiptar shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Përmes një deklarate publike, organizata u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve, ndërsa kërkon nga qeveria të hapë dialogun për të shmangur pasoja të mëtejshme për ekonominë dhe imazhin turistik të Shqipërisë.

Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit, duke paralajmëruar për ndikimin që përplasjet dhe pamjet e dhunës mund të kenë te bizneset, siguria e qytetarëve dhe imazhi i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Unioni thekson se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një vlerë themelore e shoqërisë demokratike, por u bën thirrje pjesëmarrësve të distancohen nga veprimet që cenojnë sigurinë publike dhe dëmtojnë bizneset private.

Sipas organizatës, në sektorin e turizmit kanë investuar shumë sipërmarrës, ndërsa një pjesë e investimeve vjen nga kursimet e familjeve shqiptare dhe të emigrantëve. Për këtë arsye, Unioni nënvizon se mbrojtja e këtyre investimeve është përgjegjësi e përbashkët, pasi ato nuk i përkasin një qeverie apo force politike, por përbëjnë një bazë të rëndësishme për ekonominë dhe punësimin.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

DEKLARATË E UNIONIT TURISTIK SHQIPTAR

Unioni Turistik Shqiptar po ndjek me shqetësim protesta e studenteve dhe te rinjeve qe po zhvillohen ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise,te cilat kane shkaktuar përplasje dhe tensione sociale duke sjelle lëndime te protestuesve dhe te forcave te rendit.

E drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një nga vlerat themelore të një shoqërie demokratike,por në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në protesta që të ruajnë karakterin paqësor të tyre dhe te distancohen nga çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të mos demtojne bizneset private shumica e te cilave eshte ne mbeshtetje te tyre.

Duke pasur parasyshe qe ne kete sektor kane investuar shume sipermarres te ndereshm, shume familje shqiptare kane investuar kursimet e feminjeve te tyre ne emigracion,duhet qe bashkarisht te mbrojme investimet,sepse keto nuk jane prone e nje qeverie apo force politike.

Shqetesimet e studenteve jane dhe shqetesimet tona,pasi ky sektor ka nevoje per te rinje te kualifikuar qe ti sherbejne kesaj industrie dhe jo te detyrohen qe te emigrojne jashte vendit,por te qendrojne ne vendin e tyre dhe ti sherbejne kesaj industrie, e cila siguron të ardhura për dhjetëra mijëra familje.

Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj,me të cilet kemi ndertuar nje partneritet te besueshem,te cilet mbi te gjitha e kane vleresuar Shqipërine per mikpritjen dhe sigurine.

Për këtë arsye, Unioni Turistik Shqiptar u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog,ne menyre qe te gjejne nje zgjidhje te negociuar per te ndaluar agravimin e metejshem te situates me qellim qe te kthehet normaliteti dhe te mos kete pasoja akoma me te renda per njerezit dhe ekonomine.

Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe mbi te gjitha rrezikimin e jetës se protestuesve.

Unioni Turistik Shqiptar apelon për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, e cila do beje te mundur uljen e gjakrave dhe natyrisht, në këtë rast Qeveria duhet te shtrojë mënyrën e dialogut.    Por, edhe studentët duhet te nxjerrin përfaqësuesit e tyre, me të cilët të negociohet – Zëri i të rinjeve duhet të dëgjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore,ne menyre që garantohet paqja sociale, siguria dhe vazhdimësia e zhvillimit ekonomik të vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

nga Fast News
18:15 | 20/10/2026
0

Zjarri dëmtoi dosjet gjyqësore, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat

Zjarri dëmtoi dosjet gjyqësore, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat

nga Fast News
18:09 | 20/10/2026
0

Recent News

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

18:28 | 20/10/2026
Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

18:23 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora