Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zjarri dëmtoi dosjet gjyqësore, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat

nga Fast News
34 minutes më parë
në Aktualitet
0
Zjarri dëmtoi dosjet gjyqësore, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarri i shkaktuar gjatë protestave të 17 tetorit ka dëmtuar ambientet dhe infrastrukturën e Gjykatës së Lartë, si dhe një pjesë të dosjeve gjyqësore. Për këtë arsye, seancat e planifikuara do të shtyhen, me përjashtim të çështjeve urgjente.

Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, pas dëmeve materiale dhe në infrastrukturë të shkaktuara nga zjarri gjatë protestave të 17 tetorit 2026. Sipas institucionit, nga zjarri janë prekur edhe dosje gjyqësore, duke bërë të nevojshëm verifikimin e dëmeve dhe vlerësimin e gjendjes së dokumentacionit.

Në një reagim zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se seancat gjyqësore do të shtyhen deri në përfundimin e procesit të evidentimit të dëmeve dhe rikthimin e kushteve të nevojshme për vijimin normal të veprimtarisë. Përjashtim do të bëjnë çështjet me natyrë urgjente.

Reagimi i plotë:

“Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit.

Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.

Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.

Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë.

Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë”,

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ulje e moshës së dënimeve penale, Rama: Po studiojmë masa më të forta ndaj të miturve

Para

Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

Para
Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

Kompania ajrore paralajmëron: Biletat e avionëve mund të shtrenjtohen deri në 20% në 2027

nga Fast News
18:15 | 20/10/2026
0

Zjarri dëmtoi dosjet gjyqësore, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat

Zjarri dëmtoi dosjet gjyqësore, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat

nga Fast News
18:09 | 20/10/2026
0

Recent News

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

18:28 | 20/10/2026
Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

18:23 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora