Ministrja Delina Ibrahimaj ka dënuar dhunën e ushtruar në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor, duke e cilësuar atë absolutisht të papranueshme. Në një reagim publik, ministrja u ka bërë thirrje personave të përfshirë në këto veprime që të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune që cenon sigurinë dhe vë në rrezik jetën dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik. Ibrahimaj thekson se shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku nuk mund të tolerohet asnjë formë dhune apo intimidimi.
Ministrja e cilëson të domosdoshëm ndalimin e menjëhershëm të akteve të dhunës, me qëllim garantimin e sigurisë në institucionet arsimore dhe zhvillimin normal të procesit mësimor.
Reagimi i plotë:
“Dhuna e ushtruar në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor, është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.
U bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në këto veprime të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune që cenon sigurinë dhe vë në rrezik jetën dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku asnjë formë dhune apo intimidimi nuk mund të tolerohet.
Siguria e nxënësve dhe vijimësia e pandërprerë e procesit mësimor janë prioritete të panegociueshme.”
https://www.facebook.com/reel/2856525848062758







